Teksa infektimet me koronavirus në Kosovë po vijnë në rritje, gazetari Berat Buzhala bëri me dije një ditë më parë se edhe ai është një nga të infektuarit.
Lajmin e bëri të ditur për publikun vetë gazetari ku shprehej se “Sot e kam kry një test në QKUK dhe kam dalë pozitiv, pra e kam virusin e njohur si Covid-19”.
Pak orë pas lajmit, Berat Buzhala përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook shkruan se tani që ai është i infektuar të gjithë do i qëndrojnë larg dhe siç shprehet ai deri në vitin 2025 nuk do i afrohet askush.
“Tash garant kanë me ikë gjinjë prej meje deri në vitin 2025. Mos rri me Beratin se ka virus”, shkruan Buzhala./Bl.Ba/Fjala.al