Halit Valteri përplaset me Ralf Gjonin, ndërhyjnë kolegët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plas sherri brenda sallës së seancës plenare. Debate të forta janë dëgjuar nga deputetët mes dy opozitarëve të rinj, Ralf Gjoni dhe Halit Valteri.

Dëshmitarë të debatit, brenda sallës së Kuvendit bënë me dije për “Fjala.al” se Valteri ka fyer me sharje të rënda Ralf Gjonin, e më pas të dy janë kacafytur ulur në vend.

Kaq ka mjaftuar për të ndezur debatin, teksa ka ndërhyrë menjëherë Myslym Murrizi, i cili ka nxjerrë jashtë sallës Halit Valterin.

Gjoni nuk e ka duruar dot ndërhyrjen dhe si pasojë i ka përmendur herët që ata kanë folur në Kuvend, dhe më pas i ka kërkuar që të përfundojnë fjalën e tij.

“Kam të drejtën time. Halil (Jakimi) ti je nga të paktën që ke folur. Të lutem, nuk e kuptoj acarimin tuaj. Halit (Valteri) të lutem! Nuk bëhem pjesë e asnjë loje. Nuk kam hyrë në parlament prej teje. Me lejoni ta përfundoj.

Nuk kam dëshirë të bëhem pjesë e asnjë pazari politik. Në emër të procedurave iu kërkoj t’i jepni drejtim. Unë mendoj që sot duhet të bërtasim mjaft me lojra. Nuk mund të ketë ndryshim të sistemit të drejtësisë nëse nuk ka reformim të sistemit politik, i cili fillon me sistemin zgjedhor”, tha Gjoni.

Ndërsa në ndërhyrjen e tij Ruçi tha:”Kërkuat procedurë. Ato që the janë kundër transparencës dhe procedurës. Ju lutem zbatojini. Sistemi elektoral është tagër Kushtetues. Nuk ka procedurë për këtu. Jo, jo s’ke të drejtë të më bësh replikë ti, për replikën që të bërë unë ty..”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“B-21 Raider”, fantazma e re amerikane që mund të bombardojë Pekinin

Emri i tij është B-21 Raider dhe është bombarduesi i parë strategjik i projektuar nga e para, prej Shteteve...

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar kundër Fuqive të Boshtit gjatë...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Lajme të tjera

Web TV