Intervista EKSKLUZIVE/ Kejsi Tafili: E bukura dhe vështirësitë e të qenit arbitre vajzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja me futbollin dhe dëshira për t’u bërë pjesë e gjykimit. Kejsi Tafili, 21-vjeçarja që zgjodhi të punojë në fushën e blertë në vend të rehatisë së zyrës.

Intervistoi Katerina Tafa

Nuk mund të  shikohet si gjëja më e lehtë në botë për një vajzë që të bëhet pjesë e botës së arbitrimit, e aq më pak në një vend si  Shqipëria. Megjithatë, Kejsi Tafili, një 21-vjeçare nga Tirana, zgjodhi pikërisht këtë si profesionin e saj. Puna e fortë dhe pa pushim e çdo dite bëri që Kejsi ta realizojë dëshirën e madhe të fëmijërisë dhe të bëhet pjesë e gjyqtarëve të futbollit në vendin tonë. E ndonëse një punë aspak e lehtë në dukje, ku të duhet të vendosësh për fatin e lojës në momente ku as vetë nuk je i sigurt 100%, për Kejsin dëshira mjafton që ta kthejë arbitrimin në një punë shumë të lehtë.

Në një intervistë për gazetën “Fjala” ka treguar se, pavarësisht që kohët kanë ndryshuar, vajzat që zgjedhin këtë si profesion ende përballen me paragjykime, duke theksuar më tej se, pavarësisht kësaj, ato kanë treguar që mund të jenë po aq profesioale sa djemtë në këtë punë.

“E vetmja gjë që mund të quhet si vështirësi janë paragjykimet, por që deri tani mendoj se femrat ia kanë dalë të gjykojnë ndeshje me profesionalizëm, po aq mirë sa meshkujt. Megjithatë, unë mund të them që kam gjetur mbëshetje, jam vlerësuar dhe nuk më kanë shprehur ndonjë dallim midis meje dhe kolegëve.”- është shprehur gjyqtarja.

Në vijim të bisedës, 21-vjeçarja ka treguar se cilat janë planet e saj të së ardhmes, që lidhen me këtë profesion. Kejsi ka treguar se së shpejti shpreson të marrë stemën e FIFA-s dhe t’i shtohet listës së pakët të vajzave shqiptare që kanë gjykuar ndeshje ndërkombëtare.

“Për mua është shumë herët të mendoj për t’u tërhequr, pasi kam një rrugë shumë të gjatë përpara, sepse jam akoma në fillimet e mia. Qëllimet e mia për të ardhmen, shpresoj sa më shpejt të marr stemën e FIFA-s, mbrapa pse jo të bëj dhe arbitrimin e një ndeshjeje ndërkombëtare.”- vijoi ajo.

Ndërsa gjykimi i ndeshjeve në Evropian apo Botëror, duket se  është ëndrra më e madhe e Kejsit, e cila ndërsa dukej me ‘këmbë në tokë’ theksoi se marrja pjesë në një finale të këtyre kompeticioneve, do të ishte gjëja më e bukur. “Ëndrra më e madhe… Jam njeri që kam qejf t’i marr gjërat shtruar dhe nuk mendoj në largpamësi, por pse jo një ëndërr do të ishte finalja e ndonjë Evropiani apo Botërori, kjo do të ishte një gjë shumë e bukur.”- është shprehur arbitrja.

Cila është lidhja juaj e parë me botën e futbollit dhe si lindi dëshira për t’u bërë arbitre?

Që e vogël shikoja shumë futboll. Dashuria për këtë sport shtohej pas çdo ndeshjeje që ndiqja. Më pëlqente shumë mënyra se si rregullat vendoseshin dhe zbatoheshin. Për këtë arsye mendova se profesioni i duhur për mua ishte pikërisht arbitrimi.

Sa kohë keni që merreni me arbitrim dhe në cilat kategori keni gjykuar ndeshje?

Po bëj një vit e gjysmë që po arbitroj dhe deri tani kam gjykuar ndeshje të moshave deri në U-19, ndeshjet e femrave dhe ndeshjet miqësore të Kategorisë së Parë.

A ka qenë e vështirë për ju që të fitonit të drejtën e ushtrimit të këtij profesioni, duke ditur se gjinia tjetër ka më shumë lehtësira?

Nuk kam hasur vështirësi, pasi kam pasur mbështetje si nga familja ime, kryesisht motra, dhe sigurisht nga kolegët, pavarësisht gjinisë.

Shumë vajza pëlqejnë profesionet komode që u lejojnë të punojnë në rehatinë e zyrës, pse Kejsi zgjodhi të jetë në fushën e futbollit, në vend të një mundësie tjetër?

Çdo profesion ka të mirën e vet, por fakti që jam marrë që e vogël me sport, më ka shtyrë që të zgjedh fushën e futbollit si profesion, pasi më bën të ndihem më mirë dhe, e thënë ndryshe, sikur gjej qetësinë shpirtërore.

Lexo edhe :  Ditët e fundit në pankinë, Milan përgatit shkarkimin e trajnerit Fonseca

Çfarë stërvitjesh duhet të bëjë një arbitër në Shqipëri dhe si procedohet që ju të qëndroni në formë?

Normalisht që të gjithë e dinë se arbitri më shumë vrapon, pra përveç vrapimit të rezistencës, çdo ditë përfshihet edhe palestra për përgatitje fizike.

Sipas jush, çfarë vështirësish ka ky profesion për një vajzë në Shqipëri?

E vetmja gjë që mund të quhet si vështirësi janë paragjykimet, por deri tani mendoj se femrat ia kanë dalë të gjykojnë ndeshje me profesionalizëm, po aq mirë sa meshkujt. Megjithatë, unë mund të them që kam gjetur mbëshetje, jam vlerësuar dhe nuk më kanë shprehur ndonjë dallim midis meje dhe kolegëve.

Cili/a është idhulli juaj në arbitrim dhe pse, dhe cili është gjyqtari më i mirë, sipas jush, në Shqipëri?

Nuk është se kam ndonjë idhull, por fakti që jam në rrugën e arbitrimit e shikoj si sfidë me veten, pasi mendoj që dhe femra mund të arbitrojë po aq mirë sa një mashkull. Të gjithë arbitrat mendoj që janë shumë të zotë, si për ata që e ushtrojnë akoma profesionin, edhe për ata që tashmë e kanë lënë. Unë mundohem të marr më të mirën prej secilit, duke parë gjithmonë ndeshjet e arbitruara prej tyre.

Si ju duket futbolli shqiptar dhe, nëse do t’i jepnit një notë, cila do të ishte ajo?

Mendoj se ka përparuar goxha, pavarësisht se mund të ketë akoma punë, por them se është në rrugën e duhur. Megjithatë për momentin do ta vlerësoja me notën 7.

Po për futbollin e gjinisë femërore, që duhet theksuar është shumë pak i reklamuar, çfarë mendimi keni?

Me sa di unë, federata është duke shpenzuar për futbollin e femrave 1 miliard lekë në vit, në një projekt 5-vjeçar, si dhe po jepen pagesa deri diku të mira për të gjitha lojtaret. Mendoj se kjo gjë është diçka e mirë, pasi tregohet puna e madhe që po bëhet për zhvillimin e këtij sporti.

Për kë skuadër shqiptare bëni tifo?

Nuk është se kam ndonjë skuadër të preferuar, të gjitha i ndjek, si në lojë, ashtu edhe në gjykim.

Po marrëdhënia me tifozët e skuadrave si është, a keni pasur ndonjëherë ngacmime në fushë?

Marrëdhënia me tifozët është shumë korrekte dhe, të them të drejtën, kur je e fokusuar te loja nuk është se i vëren shumë gjërat e tjera.

A ka pasur ndonjë moment kur jeni acaruar gjatë këtij profesioni dhe ka qenë shumë e vështirë të ruani gjakftohtësinë, nëse po, cili ka qenë ai, mund të na e tregoni?

Nuk mbaj mend të më ketë ndodhur ndonjë situatë acarimi, pasi si karakter jam një person shumë e qetë dhe arrij t’i menaxhoj mirë situatat, për aq kohë sa kam arbitruar.

A është në planet tuaja të vazhdoni për shumë gjatë në fushën e arbitrimit dhe çfarë qëllimesh keni  për të ardhmen?

Për mua është shumë herët të mendoj për t’u tërhequr, pasi kam një rrugë shumë të gjatë përpara, sepse jam akoma në fillimet e mia. Qëllimet e mia për të ardhmen, shpresoj sa më shpejt të marr stemën e FIFA-s, mbrapa pse jo, të bëj dhe arbitrimin e një ndeshjeje ndërkombëtare.

Po ëndrra më e madhe që lidhet me këtë profesion, pra, cila do të ishte ndeshja që Kejsi do të donte të arbitronte, për të thënë që ia doli?

Ëndrra më e madhe… Jam njeri që kam qejf t’i marr gjërat shtruar dhe nuk mendoj në largpamësi, por pse jo, një ëndërr do të ishte finalja e ndonjë Evropiani apo Botërori, kjo do të ishte një gjë shumë e bukur. Para së gjithash, dua të falënderoj shumë të gjithë personat që më kanë mbështetur, përfshirë kolegët dhe federatën, ku do të veçoja profesor Sokol Jarecin, që u jep mundësi të rinjve drejt rrugës së bukur të arbitrimit.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Kategoritë dhe shuma / Zbardhet akti normativ, shpërblime edhe për administratën

Nuk do të jenë vetëm pensionistët, ata që përfitojnë shpërblim në fundvit, por edhe disa kategori punonjësish që janë pjesë e administratës publike. Qeveria ka...

Drejtoria e Policisë përgënjeshtron Berishën, hedh dritë mbi ngjarjet e protestës

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se...

“Thjesht krizë trafiku”, Minxhozi komenton protestën e opozitës: Pjesëmarrja e Berishës…

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar protestën bllokuese të opozitës, thotë se është një krizë trafiku dhe jo politike. Në një intervistë për një emision...

Lajme të tjera

Web TV