Meta: ‘Mjeshtri i Madh’ Lulzim Balla, një prej figurave më të dashura të RTSH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të ‘Mjeshtrit të Madh’, njeriut të kamerës, Lulzim Balla, babait të gazetarit të njohur Sokol Balla, presidenti Ilir Meta iu është bashkuar ngushëllimeve duke dhënë mesazhin e tij.

Kreu i shtetit teksa vlerësoi figurën e Ballës, theksoi se ai shërbeu me përkushtim në detyrën e tij në RTSH për gati 4 dekada.

“Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të Madh” të kameras dhe imazhit, Lulzim Balla, njërit prej figurave më të dashura të Radio Televizionit Shqiptar, ku shërbeu me dashuri, përkushtim e devotshmëri për gati 4 dekada.
Ngushëllime të ndjera për bashkëshorten Fatbardha, për Sokolin, Dorjanin e Rezarin, për të afërmit e bashkëpunëtorët e Tij, si dhe për kolektivin e RTSH, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!
Në këto momente të vështira jam pranë familjes Balla!
I paharruar kujtimi i Tij!”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Metës në Facebook.

Të fundit

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave...

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5...

Flamur Noka sfidon Altin Dumanin: “Ne nuk hetojmë, provat duhet t’i gjeni ju”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u thirr në SPAK në lidhje me paditë për krime zgjedhore të paraqitura nga opozita, një ditë...

Korrupsioni, pse politika spanjolle vazhdon të dështojë në pastrimin e vetes

Nga María Ramírez Më 31 maj 2018, Pedro Sánchez, në atë kohë lider i opozitës socialiste, mbajti një fjalim të fuqishëm gjatë prezantimit të mocionit...

“Rruga Tiranë-Korçë shkurtohet me 30 minuta”, Rama publikon pamjet

Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga punimet e kantierit të aksit të plotë Qukës – Qafë Plloçë. Rama shprehet se ky aks...

Lajme të tjera

Web TV