Rrëfehet zhigoloja shqiptar: Ja sa jam paguar herën e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Pjetërnikaj, një 42-vjeçar nga Tropoja, por që jeton në Itali ka pranuar hapur se punon si zhigolo në vendin ku jeton. 42-vjeçari e zbuloi këtë detaj për herë të parë për publikun shqiptar si dhe për familjarët e tij.

Pjetërnikaj thekson se si profesion është mjaft fitimprurës dhe se ai ka arritur të fitojë deri në 5 mijë dollarë brenda natës.

42-vjeçari rrëfeu se gjithçka nisi kur punonte si kamarier dhe një grua i kishte ofruar para për të kaluar natën me të.

“Një natë isha duke bërë punën time si kamerier në një restorant dhe një kliente më tha ‘ti më pëlqen, do kisha qejf të kaloja natën me ty’. Mu duk diçka jo normale. Nëse pranon më tha un do të të paguaj. Kalova natën me zonjën dhe në mëngjes më pagoi 500 euro. Thashë për një natë 500 euro, uau por un s’bëra gjë farë”, thotë Pjetërnikaj gjatë intervistës.

Pasi Pjetërnikaj kishte bërë llogaritë në raportin orë pune dhe pagesë, e kishte parë më të leverdishme punën e zhigolos. Ai kishte frikën se çfarë do të mendonin familja dhe shoqëria e tij, por që gjithsesi ai kishte vendosur ta kthente në një profesion, para 15 vitesh.

“Kam 15 vjet që e ushtroj këtë profesion. Shifra më e madhe që kam marrë ka qenë 5.000 euro”, tregon Pjetërnikaj, duke pohuar se ka pasur edhe kliente të famshme për publikun, por që nuk dha më shumë detaje.

Punën që e bën ai, e quan si një profesion – për çdo shërbim (që nuk përfshin çdo herë seks) merr faturë. E më pas si çdo lloj sipërmarrës apo biznesmen ai i paguan taksat shtetit italian si çdo qytetar tjetër./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV