Çudit presidenti i Bylisit, Kapllanaj: Tirana, kundërshtari më i dëshiruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Supozohej të ishte kundërshtari që donin ta shmangnin të gjithë, por nuk mendon kështu Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, i cili, në mënyrë paksa të çuditshme, e ka cilësuar Tiranën si një kundërshtar më të pranueshëm se dy të tjerët në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Kreu i klubit ballshiot foli për mediat e pranishme në mjediset e Stadiumit “Arena Kombëtare” pas hedhjes së shorti, që vendosi që skuadra e tij, do të përplaset në gjysmëfinale me kryesuesit e Superiores, Tiranën.

Një short shumë i vështirë, po të kesh parasysh që bardheblutë i janë drejtuar titullit “kampion”. Sidoqoftë, Kapllanaj mendon ndryshe. “Më mirë në gjysmëfinale me ekipin më të mirë, se sa në finale me tek ndeshje, – ka deklaruar ai. – Normalisht që besoj te finalja, pasi kemi bërë një rrugë të gjatë dhe kemi eliminuar ekipe të vështira, si Skënderbeu apo Laçi. E dimë që Tirana është ekip i fortë, por siç e thashë më parë, më mirë në gjysmëfinale se në finale.”

“Tirana është ekip i fortë, por dhe ne kemi një grup cilësor dhe po kalojmë një formë të mirë, – ka vijuar kreu i klubit ballshiot. – Normalisht që Kupa është më e afërt për të shkuar në Evropë, por nuk do të lëmë pas dore as kampionati.

I vetmi zhgënjim që kemi pasur, ka qenë në fillim të vitit, në janar. Kemi pasur një ecuri jo të mirë, me disa lojtarë larg formës fizike. Por me rikthimin e kampionatit, po bëjmë paraqitje të mira dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund.”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian...

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Lajme të tjera

Web TV