Ilir Kadia zbulon bisedën mes Klintonit dhe Rugovës në Uashington

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish gazetari i BBC-së, Ilir Kadia, ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ lidhur me çështjen Kosovë-Serbi.

Kadia ka ilustruar një bisedë mes  Rugovës dhe Klintonit, zhvilluar nw 2018-ën në Uashungton, duke nxjerrë si kryefjalën e bisedës “Pavarsinë e Kosovës” si të vetmen zgjidhje edhe për amerikanët.

Klinton dhe Rugova në Uashington.

“Klinton i tha Rugovës se të gjitha kërkesat e kosovarëve ishin të drejta dhe ai do i përkrahte! Veç një gjë mos kërkonin: pavarësinë! “As ne amerikanët nuk mundemi! Kupton?!”

-Janë shumë probleme,i tha Rugova.

-Sado të jenë të gjitha do i zgjidhim!-tha Klinton.

Rugova filloi t’i rendiste problemet një nga një.

Ato ishin shumë më tepër se çmendonte Klinton.Por Rugova duket i pëlqeu me urtinë e tij dhe Klinton me siguri ka menduar se ky burrë,si Gandi, do e dijë një zgjidhje të urtë të gjithë këtyre problemeve.

-Ok,ok!Të thashë që do i zgjidhim të tëra por ti çfarë rruge propozon që të jetë më e lehta për ne amerikanët!-i tha Rugovës.

Rugova rregulloi pak shallin që t’i dukej më shumë kollarja dhe tha:

-Pavarësia!

…Berisha i tregonte Vujanoviçit,Presidentit të Malit të Zi, në vila 31 këtë histori dhe unë mbaja shënim mbi ftesën e darkës mikpritëse duke bërë kujdes për të mos derdhur gotën me verë të kuqe nga… e jona!  /Ra.My. fjala.al/

 

 

Të fundit

Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Pas situatës së vështirë me zjarret në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një...

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

GJKKO ka rrëzuar sot, gjatë séances së radhëskërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa u shqyrtua...

“Mbi 10 mijë forca në terren”, Çako: Në luftë me flakët edhe qindra vullnetarë!

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për Euronews Albania në lidhje me situatën kritike të krijuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin...

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

Lajme të tjera

Web TV