Ja kush është 26-vjeçarja e arrestuar që nxorri në pritë Hekuran Billën (Foto)

Vajza në foto është 26-vjeçarja Adjola Lakra nga Berati, e cila dyshohet si bashkëpunëtore në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa.

Mendohet se 26 vjeçarja ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisiti, aty ku po e prisnin vrasësit.

Njoftimi i policisë

Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M., (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M)”.

Lakra, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh. Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit.

Vrasja e Hekuran Billës ndodhi mbrëmjen e 11 qershor. Ardjola dyshohet se ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Billës.

 

Bo.Ba/fjala.al