Pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerëve, për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta thekson se është i në pafajësinë e Thaçit dhe Velesit.
Gjithashtu,Meta deklaron se Kosova, me urtësi, unitet dhe largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë.
Postimi i plotë i Ilir Metës
I bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli.
Kosova, me Urtësi, Unitet dhe Largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë!