Pandemia/ Nuk ulen shifrat, 77 raste të reja në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe ditën e sotme duket se vijon rritja e rasteve të reja me koronavirus në gjithë vendin.

Burime për “Fjala” bëjnë me dije se testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 77 raste të reja me Covid-19.

Një ditë më parë u raportuan zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë 78 raste, ndërkohë që 14 pacientë janë në terapi intensive dhe 2 prej tyre të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën.Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda.

Ruani distancën fizike në ambientet publike.Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë.Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës. Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve.

Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve. Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit”, ishte thirrja e ministrisë dje./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

Pas përballjeve zyrtare në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026, Kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore në...

Medalje e argjendtë në xhudo, Distria Krasniqi shkëlqen në Kampionatin Botëror 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror “Budapest 2025”, ku fitoi medalje të argjentë. Krasniqi ia doli që të shkojë deri në finalen...

Magazinierë dhe shitës pijesh freskuese, njihuni me lojtarët më të veçantë të Botërorit

Ndërsa Kupa e Botës për Klube e FIFA-s nis këtë të shtunë në Shtetet e Bashkuara, vëmendja e shumicës së tifozëve do të jetë...

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Inter vendos çmimin për kartonin e tij

E ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet në pikëpyetje. 23-vjeçari ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2028, por nuk përjashtohet largimi pas Botërorit të...

Etapat që i frikësohet Berisha, arsyet e mjedisit toksik në PD

Ylli Pata Ngritja e zërit dhe lëshimi i gjuhës nga enturazhi i Sali Berishës, ndaj çdokujt që ngre pyetje mbi të ardhmen e doktorit, nuk...

Lajme të tjera

Web TV