Goditje e re për sulmin nga skuadra e futbollit italian, Roma. Drejtuesit mund të krenohen tani me negociatat që sollën marrëveshjen me Pedro Rodriguez Ledesma, e njohur për të gjithë tifozët si Pedro, i cili në shtator do të veshë fanelën e verdhekuqve.
Ish sulmuesi i Barcelonës do të lihet i lirë kur sezoni me Chelsea të përfundojë, por tashmë ka nënshkruar një parakontratë me Romën e cila parashikon një marrëveshje dy vjeçare prej 3 milionë eurosh në vit plus një bonus (3.5 në total). Në sulm njëri midis talenteve që kurrë nuk shpërthyen, Under dhe Kluivert është i destinuar të largohet.
Pedro zgjodhi Romën pasi refuzoi disa oferta “ekzotike” nga Katari, nga ekipi i shokut të tij Xavi dhe nga skuadrat amerikane të MLS, në muajt e fundit. Një lëvizje pa kosto, kjo për Romën që do të mbajë lojtarin për dy vjet me një mundësi për të tretin.
Sulmuesi spanjoll, 33 vjeç korriku i ardhshëm, do të mbyllë sezonin e Premier League me Chelsea deri më 31 korrik, por deri atëherë ai nuk do të luajë pjesën e mbetur të sezonit të Blues, në marrëveshje me klubin londinez.