Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA deklaron se mund të jenë mbi 20 milion të infektuar në të gjithë Amerikën nga Covid-19.
Kjo shifër pretendohet të jetë edhe me e lartë se raporti qe ata kanë zyrtarisht, duke e vendosur kështu SHBA-në në një gjëndje alarmi.
“Llogaritja jonë më e mirë është se për çdo rast që është raportuar kanë qenë edhe dhjetë të infektuar të tjerë”, tha drejtori i kësaj qendre, Robert Redfield. Ai tha se 5-8 për qind e popullsisë i është ekspozuar virusit dhe u bëri thirrje amerikanëve që të mbajnë distancën fizike, të vendosin maska dhe të lajnë duart, shkruan Rel.
Këto deklarata vijnë pasi Teksasi ka anuluar rihapjen në sektorin e ekonomisë marrë shkas nga numri në rritje i të infektuarve dhe shtrimeve në spitale.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 2.4 milionë raste me koronavirus dhe mbi 122,000 viktima. Shtetet jugore dhe perëndimore kanë raportuar shifra rekorde të rasteve në ditët e fundit.
Nisur nga shifrat e larta te raportuara së fundmi, Universiteti i Uashingtonit parashikon që deri ne tetor numri I viktimave të arrijë deri në 180.000 viktima ose në 146.000 nëse amerikanët mbajnë maska.
Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 9.5 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.8 milionë janë shëruar, ndërsa mbi 486,000 kanë vdekur. /Ra.My. fjala.al/