Atentati në Kurbin/ Arm*t e gjetura s’u përdorën në kr*m, ja kujt i përkasin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur për dy pistoletat e gjetura mëngjesin e sotëm prapa ambienteve të spitalit “Amavita” në Tiranë.

Besohet se ato i përkasin dy personave që kanë qëndruar si roje, për të garantuar sigurinë e të plagosurit Eduard Lama. Këta persona besohet se janë larguar me shpejtësi duke braktisur dhe armët që kishin me vete, sapo kanë vënë re prezencën e policisë së Tiranës, në ambientet e spitalit privat Amavita, ku ndodhej i shtruar Eduard Lama.

Largimi i tyre është bërë pa u vënë re nga policia, ndërkohë që sot njëri nga njerëzit që shërbente si punëtor në këtë zonë, ka konstatuar praninë e dy armëve të zjarrit dhe menjëherë ka njoftuar policinë e Tiranës, ku dhe ka dhënë sqarime mbi rrethanat se si i ka gjetur armët.

Ndërkohë policia dhe prokuroria e Laçit pohojnë se dy armët nuk janë përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë Bujar Hasani dhe Paulin Gjegji, pasi në këtë vendngjarje janë gjetur gëzhoja automatiku që ka përdorur Eduard Lama dhe gëzhojat e pistoletës “Glock”, që ka përdorur Bujar Hasani.

Grupi i hetimit dyshon shumë se dy armët i përkasin personave që kanë shërbyer si roje pranë spitalit “Amavita”, me qëllim garantimin e sigurisë së Eduard Lama, që kishte shkuar aty fshehtas për tu kuruar.

Policia ka kërkuar pamjet filmike të spitalit por edhe të bizneseve për rreth me shpresën e identifikimit të dy personave që kanë qëndruar të armatosur jashtë spitalit, gjatë ditëve kur Eduard Lama, ka qenë i shtruar dhe po kurohej në spitalin privat./En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe...

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi Albert Pashaj. Ndryshe nga sa u...

Ndryshon destinacioni për Granit Xhakën, ka dy opsione të reja

Fenerbahce ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sunderland, Inter dhe Milan për nënshkrim...

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë”...

Plas grushti në AF Elbasani-Pogradeci, futbolli shqiptar s’ka paqe as në miqësore

Edhe pse vetëm një miqësore, ndeshja e përfunduar pak çaste më parë mes Elbasanit dhe Pogradecit në 'Elbasan Arena' i ngjante më shumë një...

Lajme të tjera

Web TV