Bardhi sqaron përzgjedhjen e kandidatëve: Kemi ndjekur modelin e “Konservatorëve” në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për zgjedhjet e ardhshme, emrat në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike nuk do të zgjidhen më nga kryetari, por 80% do të zgjidhen anëtarësia dhe 20% nga kryesia e PD-së dhe kjo është një risi në vendin tonë.

Lidhur me procesin e përzgjedhjes së tyre ka dhënë sqarime sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

“Procesi që ne konkretizuam dhe shpallëm është një detyrim statuor për Partinë Demokratike, i futur për herë të parë në vitin 2018, ku strukturat qendrore të partisë, përpara vendimit për përzgjedhjen e kandidatëve, do të duhet të ndjekin një proces konsultimi me anëtarësinë. Ajo që ne kemi përcaktuar është që kandidatët për deputetë apo për kryetarë bashkie duhet të selektohen sipas një procesi që kalon në 4 faza.
Së pari, janë anëtarët e partisë që propozojnë kandidaturat për deputetë apo kryetar bashkie.  Më pas, në qendër ngrihet Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve që bën selektimin apo seleksionimin e kandidaturave, filtrimin e tyre për të parë, nëse i përmbushin apo jo kriteret e detajuara dhe të shpallura tashmë me udhëzimin e miratuar. Dhe më pas emrat që i plotësojnë kriteret që vlerësohen se mund të jenë kandidatë të mundshëm nën siglën e PD, i kthehen anëtarësisë së partisë, të cilët, me parimin 1 anëtar, 1 votë, në një proces votimi të hapur dhe transparent, do të votojë kandidatët për deputetë.
Më pas është vendimmarrje finale që i ngelet Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Përmendet një ndarje 80% me 20%; në fakt mund të ndodhë që kryesia nuk e përdor këtë kuotë që i është lënë me udhëzimin e miratuar. Kuota ka të bëjë, më së tepërmi, me faktin, fjala vjen, të respektohet kuota gjinore ku 30% është detyrim me ligj, edhe nëse kandidaturat e konfirmuara nga Kryesia kanë sjellë një numër të caktuar kandidatësh, që nuk e respektojnë këtë kuotë, atëherë do të duhet të ndërhyjë Kryesia nëpërmjet kësaj kuote 20% që i është lënë. Mund të ndodhë që nuk ka përfaqësues të ish- të përndjekurve politikë apo pronarëve dhe Kryesia do të duhet të ndërhyjë për të patur përfaqësues të këtyre shtresave. Mund të ndodhë që nuk ka përfaqësues të sipërmarrjes, do të ndërhyjë Kryesia që të ketë, e kështu me radhë.” tha Bardhi në emisionin “Kjo Javë”.

Lexo edhe :  Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

Sa i përket rikthimit të emrave si Genc Ruli dhe Arben Imami në Partisë Demokratike dhe vendosjen e tyre në Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve, Bardhi u shpreh se kanë ndjekur modelin e Partisë Konservatore në Britani dhe ka rezultuar që në këto komisione vlerësimi, janë gjithmonë figura që kanë një profil të lartë politik apo publik. Më tej shtoi se kush do vendoset në ato pozicione do të jetë vendimmarrje e kryesisë në një fazë tjetër.

“Në formimin e këtij komisioni, kemi ndjekur modelet prej të cilëve jemi nisur ta bëjmë këtë demokratizim të brendshëm të partisë, modelit të Partisë Konservatore në Britani dhe me asistencën e Institutit Republikan Amerikan. Na ka rezultuar që në këto panele vlerësimi, në këto komisione vlerësimi, janë gjithmonë figura që kanë një profil të lartë politik apo publik. Pra, mund të jenë figura që nuk kanë vetë ambicie për të qenë deputetë apo kryetarë bashkie, ky është një nga kriteret bazë për të qenë anëtar i këtyre komisioneve, por janë figura me një personalitet të spikatur dhe një kontribut të spikatur në parti, por edhe në shoqëri, sepse pjesë e këtij komisioni, do të jenë edhe përfaqësues të botës akademike. Unë nuk dua të ndalem tek emrat e veçantë. I kam dëgjuar edhe unë emrat që përfliten, por më duhet të sqaroj se kjo do të jetë vendimmarrje e Kryesisë në një fazë tjetër.Pra, ende nuk ka anëtarë të emëruar në Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve. Do të jetë një proces që besoj do të fillojë rreth muajit korrik dhe do të përmbyllet jo më larg se data 25 korrik 2020.” tha Bardhi.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Nga rreziku në mundësi: roli i sigurimit në hoteleri

Nga Avni Ponari CEO i SIGAL INSURANCE GROUP Sezoni turistik po afron. Shifrat e viteve të fundit rrisinpritshmërinë për një verë...

Kërkesa e Lapaj/ Hapet një kuti votimi në Vlorë, të gjitha fletët rezultojnë me vulë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” së Adriatik Lapajt. U...

Operacion i CIA-s, amerikanët rrëmbejnë sekretet e rusëve nga stacioni në Arktik

2 qershor 1962 Operacion i CIA-s, amerikanët rrëmbejnë sekretet e rusëve nga stacioni në Arktik Ishte 2 qershor i vitit 1962. Pikrisht në një datë të...

Arrestimi i “kapove” shqiptarë të drogës në Finlandë!/ Si funksiononte grupi kriminal

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ka goditur një rrjet të madh kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe që drejtohej nga shqiptarë. Në...

Surprizat e muajit qershor në TKOBAP

15 aktivitete, premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun do të sjellë gjatë qershorit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Koncerti dedikuar fëmijëve,...

Lajme të tjera

Web TV