Hapen 28 qendrat shëndetësore verore, Manastirliu: Mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për pandeminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar ditën e sotme inspektime në qendrën shëndetësore verore Currila, në Durrës, e hapur enkas për sezonin turistik.

Nga atje ajo ka bërë të ditur në një njoftim për mediat hapjen e 28 qendrave shëndetësore verore në pikat turistike bregdetare dhe malore në të gjithë vendin, me shërbim 24/7 për pushuesit.

“Kemi hapur si çdo vit në 15 Qershor 28 qendra shëndetësore verore, për të qenë afër çdo qytetari dhe pushuesi që ka nevojë për ndihmë mjekësore gjatë periudhës së pushimeve gjatë gjithë bregdetit por edhe në zonat malore janë vendosur këto qendra shëndetësore, të cilat janë 24 orëshe në shërbim të qytetarëve”,- u shpreh Ministrja.

Bazuar mbi situatën e krijuar nga koronavirusi,  Manastirliu tha se 160 mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në këto qendra veore janë trajnuar për të identifikuar dhe referuar pacientë të prekur nga COVID-19.

“Një pikë e rëndësishme për këtë vit ka qenë edhe trajnimi i stafit mjekësor sa i përket pacientëve që mund të shfaqen të dyshuar apo potencial me COVID-19 përgjatë punës së tyre në qendrat shëndetësore 24 orëshe. Ky trajnim është kryer nga Qendra e Urgjencës Kombëtare për të gjithë 160 mjekët dhe infermierët të cilët punojnë në qendrat shëndetësore verore”, -tha ajo.

Më tej theksoi se nuk duhet ulur vigjilenca për rastet potenciale me COVID-19.

“Puna do të vijojë përgjatë gjithë sezonit turistik por duke patur në vëmendje gjithashtu edhe rastet potenciale që mund të jenë me COVID-19 në këto qendra dhe stafi do të sinjalizojë menjëherë strukturat tona sipas zonave dhe qarqeve ku ato janë vendosur, gjithashtu edhe Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore e cila është e angazhuar 24/7 në gatishmëri për çdo rast të referuar dhe dyshuar me COVID-19”,-vijoi Manastirliu.

Lexo edhe :  Përfshihet nga flakët makina në Unazën e Madhe, automjeti shkrumbohet nga zjarri

Në të gjithë vendin do jenë 28 qendrat shëndetësore verore dhe 14 postacionet e autoambulancave do të koordinohen nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

Qendrat shëndetësore verore janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh, ku shërbimi shëndetësor do të funksionojë 24/7 në periudhën 15 Qershor— 31 Gusht 2020.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për reformat dhe integrimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në Kongresin Zgjedhor të Partisë Social...

I vendosni duart pas shpine kur ecni?/ Ja cfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

Shumë interpretime të ecjes me duart pas shpine lidhen me vetëbesimin dhe autoritetin . Ky qëndrim është i zakonshëm në mesin e figurave udhëheqëse , siç janë mësuesit,...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.4 lekë. Euro, blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV