Janullatos bën ndërhyrje në zemër, Meta i uron shërim të shpejtë dhe rikthim në krye të detyrës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale që i është nënshtruar kryepeshkopi Anastas Janullatos pas një ataku kardiak.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se ndihet i lumtur që kryepeshkopi arriti që të shërohet dhe ndihet mirë. Më tej shton se i uron kthim sa më shpejt në detyrë.

Postimi i Ilir Metës:

Duke i shprehur urimet e mia më të mira e të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndaj kënaqësinë që pas ndërhyrjes angioplastike shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.

I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme.

Një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët u kujdesën që çdo gjë të shkonte mirë.

Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik për mbarë botën.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3119085991470986/?type=3&theater