Pas një jave ekzaktësisht në Austri do të zhvillohet hapja e shumëpërfolur e sezonit të Formula 1, dhe duke parë emergjencën nga pandemia, shumë ekipe po tregohen të kujdesshme për Covid-19. Shefi i skuadrës së Renault, Cyril Abiteboul ka frikë se një rast pozitiv Brenda skuadrës, mund të bëjë të gjithë këtë markë, që të humbë garën e përmes saj edhe milionat.
“Ka një rrezik potencial në të gjithë këtë situatë që një person pozitiv mund të hedhë në erë të gjithë punën e ekipit. Do vendoset e gjitha skuadra në ozili, dhe koha për taponin nuk lë mundësi të tjera. Për shembull nëse verikohet pozitiviteti të shtunën në mëngjes, nuk zhvillon dot as kualifikueset dhe as garën” tha shefi i Renault.
Nuk mendon ndërkohë, për më të keqen e mundshme, drejtori sportive te Ferrari, Laurent Mekies. “Të gjithë do duhet të vuajnë kontrollet për të hyrë në bokse dhe në hapësirat e përbashkëta në garën austriake, e kjo tregon që do kemi një çertifikatë të posaçme për të treguar që jemi të përshtatshëm për garën. Pra jemi të shëndetshëm e mund të qëndrojmë në bokse” tha Mekies.