Komplote ruse në Afganistan? Trump: Nuk jam informuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump tha të dielën se nuk ishte informuar në asnjë rast në lidhje me raportet se një njësi e ushtarake zbulimi e Rusisë kishte ofruar fshehurazi shpërblime për militantët talebanë në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë.

Zoti Trump thumboi artikullin e gazetës “New York Times” sipas së cilës muaj më parë zyrtarët amerikanë të zbulimit kishin dalë në përfundimin se njësia ruse, e cila ka qenë e lidhur përpjekjet për atentate dhe operacione të fshehta në Evropë që synojnë destabilizimin e Perëndimit, e kishte kryer misionin në Afganistan vitin e kaluar dhe se ai (Presidenti) ishte informuar mbi këtë çështje në fund të muajit mars.

Në një postim në Twitter zoti Trump shkruante se: “askush nuk më ka njoftuar apo më ka thënë diçka mua, Nënpresidentin Mike Pence ose shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows” mbi të ashtuquajturat sulme nga rusët ndaj trupave tona në Afganistan, siç raportohet përmes një” burimi anonim” nga agjencia e lajmeve të rreme “New York Times”Të gjithë po e mohojnë këtë gjë, nuk ka pasur shumë sulme ndaj nesh“, shkruante zoti Trump.

Vitin e kaluar në Afganistan u vranë njëzet trupa amerikane, por nuk ka informacion se cilat vrasje mund të kenë qenë të lidhura me shpërblimet që dyshohet se janë dhënë nga shërbimet ruse të zbulimit. Kritikët kanë akuzuar zotin Trump se ka treguar respekt shpesh ndaj presidentit rus Vladimir Putin gjatë mandatit të tij 3-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë. Por Presidenti shkruante në twitter se “askush nuk ka qënë më i ashpër sesa administrata Trump ndaj Rusisë“, duke pretenduar se Moska “ishte argëtuar” gjatë kohës së ish-Presidentin Barack Obama dhe Nënpresidentin Joe Biden, ky i fundit kundërshtari i zotit Trump për zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Udhëheqësi amerikan sfidoi gazetën duke i bërë thirrje “të zbulojë burimin anonim” të informacionit. “Vë bast që s’mund ta bëjë, ky “person” me gjasë nuk ekziston”, shkruante zoti Trump.

Si Rusia ashtu edhe Talebanët i kanë mohuar njoftimet. Moska i ka cilësuar “akuza të pabaza dhe anonime”. Ambasada ruse në Uashington tha se artikulli i “New York Times” ka “çuar tashmë në kërcënime të drejtpërdrejta” ndaj jetës së punonjësve në ambasadat ruse në Uashington dhe Londër.

Lexo edhe :  Inteligjenca artificiale “e etur” për energji elektrike! Kërkesa do të rritet me 125%

Një zëdhënës i Talebanëve, Zabihullah Mujahid i hodhi poshtë raportet se kryengritësit kanë patur një marrëdhënie të tillë “me ndonjë agjenci të zbulimi” dhe e quajti artikullin e gazetës një përpjekje për t’i diskretituar ata.

Informacionet rreth ketyre lloj marrëveshjesh me agjencinë ruse të zbulimit janë të pabaza. Objektivat tona për vrasje e atentatet ishin të përcaktuara vite më parë dhe i kemi bërë bazuar tek burimet tona“, tha ai duke shtuar se “kjo gjë ndryshoi pas marrëveshjes sonë (talibanëve) me amerikanët jeta e të cilëve është e sigurt dhe ne nuk po i sulmojmë ata“.

Në fillim të këtij viti SHBA dhe grupi Taliban nënshkruan një “marrëveshje me qëllim paqen” në Afganistan pas më shumë se 18 vitesh konflikti. Aleatët e Amerikës dhe NATO-s ranë dakord se do t’i tërheqin të gjitha trupat deri vitin e ardhshëm nëse militantët do t’i qëndrojnë marrëveshjes. Zoti Trump tha se kishte qenë një “udhëtim i gjatë dhe i vështirë” në Afganistan, por se “ka ardhur koha pas gjithë këtyre viteve që njerëzit tanë të kthehen në shtëpi“.

Megjithë mohimin nga zoti Trump lidhur me dyshimet për shpërblime, një ligjvënëse republikane e rangut të lartë në Kongres, Liz Cheney, u shpreh e shqetësuar në lidhje me njoftimet.

Nëse njoftimet mbi shpërmblime nga Rusia për të vrarë forcat amerikane është i vërtetë, Shtëpia e Bardhë duhet të japë shpjegime: Pse nuk janë informuar presidenti ose Nënpresidenti?” shkruante ajo në Twitter.

Zonja Cheney pyeste gjithashtu nëse ky informacion gjendjej në raportimin e përditshme që i bëhet presidentit të Trump. “Kush e dinte dhe kur? Çfarë është bërë në funksion të mbrojtjes së forcave tona si dhe vendosjes së Putinit para përgjegjësisë? ” shkruante zonja Cheney, vajza e ish-Nënpresidentit amerikan Richard Cheney.

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i zotit Trump, John Bolton, i cili pretendon në një libër të sapo publikuar se Presidenti është i papërshtatshëm për të drejtuar vendin, i tha rrjetit televiziv CNN se postimi i zotit Trump në twitter mbi këtë çështjen tregon se ai nuk është i shqetësuar për “sigurinë e forcave tona”, por “nëse ai i kishte kushtuar vëmendje” raporteve të zbulimit për të cilin dyshohet se është informuar./VOA/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV