Aksioni “Pastrojmë Shqipërinë Turistike” është zhvendosur në llixhat e Urës Vajgurore, ku mori pjesë edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.
Gjatë fjalës së tij, Klosi nënvizoi faktin se çështja e depolitizimit të mbetjeve në shtretërit e lumenjve duhet të zgjidhet menjëherë.
Klosi shtoj më tej se aksi turistik i llixhave të Urës Vajgurore nuk pastrohen me një ditë, por duhet kujdes i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha mbeturinat të mos derdhen në lumenj.
Fjala e plotë
“Duhet të zgjidhim një herë e përgjithnjë çështjen e depozitimit të mbetjeve në shtretërit e lumenjve. Po punojmë që 5 bashkitë e Beratit të kenë një vend-depozitim, në mënyrë që shtretërit e lumenjve të mos na kthehen në vend-depozitim mbetjesh. Në projekt-buxhetin e vitit që vjen po punojmë që të parashikojmë dhe një fond për një vendgrumbullim për bashkitë e Beratit”
Klosi shtoj më tej se aksi turistik i llixhave të Urës Vajgurore nuk pastrohen me një ditë, por duhet kujdes i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha mbeturinat të mos derdhen në lumenj.
Bo.Ba/fjala.al