AMA shtyn digjitalizimin në 4 qarqe: Shkak pandemia, s’ka përfunduar infrastruktura e transmetimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shtyrë procesin e digjitalizimit deri më 30 shtator në qarqet e Elbasanit, Shkodrës, Lezhës e Vlorës. Lajmin e ka bërë të ditur AMA me anë të një statusi në rrjetin social.

Në njoftim thuhet se ka ende disa problematika që e kanë shtyrë procesin me 3 muaj dhe në krye qëndron situata me COVID-19.

Pandemia ka krijuar vështirësi në finalizim për shkak të masave parandaluese ndërkohë disa Bashki nuk kanë ende sinjal pasi nuk ka përfunduar ende infrastruktura e transmetimit.

STATUSI NGA AMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive – Digjitalizimi
Shtyhet edhe 3 muaj procesi i digjitalizimit në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Autoriteti i Mediave Audiovizive vendos datën 30 shtator 2020 si afatin përfundimtar për digjitalizimin e transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Situata e krijuar nga Pandemia e Covid-19, kur numri i të prekurve sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton të jetë në shifra të konsiderueshme, ka krijuar vështirësi në finalizimin e këtij procesi ndaj dhe marrja e masave për parandalimin e përhapjes së virusit vijon të mbetet prioritet.

Anëtarët e Bordit të AMA-s në mbledhjen e tyre të ditës së sotme gjithashtu morën në shqyrtim edhe informacionet e mbledhura në terren nga të katër qarqet e mësipërme. Nga të dhënat e mbledhura në terren rezulton se disa aspekte kërkojnë ende kohë për finalizimin e procesit të digjitalizimit, përmes të cilit të përfitojnë të gjithë ndjekësit e përmbajtjeve audiovizive.

Nga monitorimet e kryera rezulton se nuk ka përfunduar plotësisht infrastruktura e transmetimit. Janë instaluar pikat e transmetimit në bashkitë kryesore të këtyre qarqeve, por ndërkohë mbeten pa sinjal disa bashki të tjera.

Një problematikë që u përmend ishte se në të katër këto qarqe, operatorët lokalë nuk kanë mbështetur programin e tyre në rrjetin e RTSH-së apo në ndonjë rrjet tjetër privat kombëtar numerik.

Lexo edhe :  Shqiptarët, njerëzit me valixhe në dorë e vështrimin përtej detit

Sa i takon procesit të pajisjes së qytetarëve me dekodera, ditët e fundit në adresë të AMA-s u paraqitën mjaft ankesa nga qytetarët lidhur me grumbullime të konsiderueshme blerësish pranë zyrave postare ose pikave të ndryshme të shitjeve. Ndaj dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar shtyrjen e fikjes së sinjalit analog.
AMA, në këtë vendimmarrje mban në konsideratë edhe kohën e cila përkon me sezonin turistik i cili është dëmtuar jo pak nga Pandemia.

Në përfundim, AMA duke konsideruar situatën e krijuar nga Covid-19, faktin që subjektet nuk kanë shtruar plotësisht infrastrukturën teknike, mos-dëmtimin e sektorit të turizmit dhe me qëllim parandalimin e grumbullimeve të qytetarëve që stimulon përhapjen e virusit, ra dakord të shtyjë afatin e mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, deri në datën 30 shtator 2020.

Kjo periudhë 3 mujore do të monitorohet në vijimësi nga AMA, për ta përmbyllur deri më 30 shtator 2020 kalimin e transmetimeve nga analogu në digjital në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

“B-21 Raider”/Fantazma e re amerikane që mund të bombardojë Pekinin pa u kapur nga radari

Emri i tij është B-21 Raider dhe është bombarduesi i parë strategjik i projektuar nga e para, prej Shteteve...

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, skualifkohen në fazën e parë 6 kandidatë

Skualifikohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë për kryetarin e Byrosë Kombëtar të Hetimit (BKH). Ata u skualifikuan për shkak se nuk plotësonin...

Debatet për Avokatin e Popullit/ Balla-Opozitës: S’mund të thoni “o këtë o rashë e vdiqa”

Opozita ka kërkuar që në seancën e sotme në Kuvend të jetë në rend dite edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, kërkesë kjo e...

Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij

Ish-Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sërish lirinë nga qelia, dhe zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”. Apeli i Gjykatës së Posaçme...

Berisha në Kuvend: Pse nuk pranoni kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit!

Opozita ka kërkuar në Kuvend votimin e kandidaturës së propozuar, Besim Ndregjoni, për postin e Avokatit të Popullit. Sali Berisha: Problemi i avokatit të popullit...

Lajme të tjera

Web TV