Mercedes kundër racizmit, në F1 në Austri makina me “black look”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beteja e zhvilluar nga piloti anglez Lewis Hamilton në javët e fundit lidhur me luftën kundër racizmit, të rikthyer në diskutim pas vdekjes së George Floyd në Minneapolis në 25 maj të vitit të kaluar, prodhoi një iniciativë të bujshme nga ekipi i kampionëve në fuqi të botës.

Sipas mediave italiane, në Kampionatin Botëror në startin e shumëpritur të Formula 1 në Austri Mercedes do të ketë një “black look” thuajse totale, si një sinjal që mbështet luftën ndaj fenomenit negative.

Më shumë sesa Shigjetat e Argjendta, tani do të na duhet t’i quajmë Shigjeta të Zeza. Katër ditë pas seancave të para të praktikës së lirë të Grand Prix austriak, Mercedes ka zbuluar dizenjon e bukur, një “look” totalisht “black” të W11 e cila do të drejtohet në pistë nga Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas.

Makinat e “yjeve” që do të synojnë fronin botëror tani janë pothuajse plotësisht të zeza, me disa pjesë të kuqe dhe jeshile, të lidhura me sponsorët. Fjala “End Racism ” qëndron në anë, duke identifikuar një zgjedhje që Drejtori i Ekipit Toto Wolff nënvizon me këto fjalë: “Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në shoqërinë tonë, në sportin tonë, në ekipin tonë: është një parim themelor për Mercedes”.

Të fundit

Trump mbyll Departamentin e Arsimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të shpërbërë Departamentin e Arsimit, duke...

“The Times”: Shqipëria, vendi ballkanik me plazhe spektakolare dhe kryeqytet emocionues

Vendi ballkanik ka plazhe spektakolare, mikpritje të ngrohtë, një kryeqytet emocionues dhe shumë atraksione të tjera për të eksploruar, shkruan Alice Taylor në një...

Euro në rënie, rritet dollari/ Kursi i këmbimit, 21 Mars 2025

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.7 lekë në blerje dhe 99.4 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Bulqizë/Xhamia përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit, dëme të mëdha materiale

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupenzë të Bulqizës, ku një xhami është përfshirë nga flakët duke u djegur në...

Zjarr i madh në Londër, shkatërrohet nënstacioni, mbyllet aeroporti

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një nënstacion elektrik në Londër, duke lënë pa energji një prej aeroporteve më të mëdha në vend...

Lajme të tjera

Web TV