Pesë univeristetet më të mira në Gjermani për të gjithë ata që duan të studiojnë jashtë vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shihet gjithnjë e më shumë një trend në rritje i numrit të studentëve shqiptarë që duan të studiojnë jashtë vendit.

Vendi i cili së fundmi ka marrë vëmendjen e studentëve dhe profesionistëve shqiptarë për studime dhe punësim, është Gjermania.

Një udhëzim i vlefshëm për të gjitha ata që duan të studiojnë atje.

Gazetarja e Deutsche Welle, Mimoza Kelmendi, ka dhënë një informcion të vlefshëm për të gjithë ata të cilët mendojnë të nisin studimet në Gjermani, duke listuar në këtë mënyrë universitetet më të mira të Gjermanisë.

 

Postimi i plotë i Kelemendit

Për ata që duan të studjojnë në Gjermani, disa universitete të klasifikuara si më te mirat:

Universiteti Ludëig-Maximilian i Mynihut zë vendin e 1-rë

Ky është një ndër universitet më të vjetra dhe më të njohura gjermane të ekselences – prej tij kanë dalë 34 nobelistë. Në vitin 2013 Mynihu u vlerësua nga revista Lifestyle “Monocle” si qyteti më cilësor në botë për të jetuar.

Universiteti Teknik i Mynihut zë vendin e 2-të

 Kryeqyteti i Bavarisë ka dy universitete të nivelit të ekselencës: Njëri prej tyre është Universiteti Teknik i Mynihut. Sipas të dhënave të këtij institucioni thuajse një në pesë studentë vjen nga jashtë Gjermanisë.

Universiteti i Heidelbergut zë vendin e 3-të

 I themeluar në vitin 1364 Universiteti i Heidelbergut është më i vjetri në Gjermani. Vetëm ky titull e bën atë ndër shkollat e larta më tërheqëse për studentët e huaj, kësaj i shtohet edhe vetë qyteti që ka mjaft për të ofruar: Heidelbergu ka qendrën historike, një nga më të bukurat në Gjermani.

Universiteti Humboldt në Berlin renditet i 4-ti

Edhe ky universitet është ndër më të vjetrit e Gjermanisë. Në të kanë kryer studimet personalitete si: Otto von Bismarck, Heinrich Heine, Robert Koch dhe humanisti nga SHBA-ja, Ë.E.B. Dubois.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Universiteti Teknik në Aachen, RËTH, renditet i 5-ti

Aachen ndodhet në kufi me Belgjikën dhe Holandën. Si Universiteti Teknik më i madh në Gjermani RËTH Aachen ka moton: “Të mendosh të ardhmen”. E ky universitet vërtetë e mishëron imazhin e mendimit për të ardhmen. Madje i njohur ne mbare boten per te diplomuarit qe jane mjaft te sukseshem kudo ku punojne. /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

Ankesa e re e Metës: Më është ndaluar për 14 ditë aktiviteti fizik!

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar për një dënim të ri disiplinor ndaj tij...

Tiranë, flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës Selman Stërmasi

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu sot një banesë të vjetër në zemër të kryeqytetit, pranë zonës së “Pazarit të Ri”. Falë ndërhyrjes...

Atmosfera në Romën e lashtë, nga aroma e temjanit deri te era e keqe e kanalizimeve

Plehra dhe temjan, djersë dhe erëza, mish dhe kufoma: një udhëtim nuhatës nëpër Romën e lashtë për të zbuluar përzierjen e fuqishme të aromave...

Adriatiku nuk ndan më, por bashkon! Modeli Italo-Shqiptar në qendër të Europës

Nga Monada Mehmetaj Myshketa, Strasbourg Në një votim te rëndësishëm që ka marrë jehonë të gjerë, Parlamenti Europian ka vendosur të mbajë në raportin...

Kanë shumë egoizëm! Xabi Alonso do u tërheqë veshin dy yjeve të Realit

Pas humbjes 4-0 me Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, Real Madrid ka nisur të bëjë bilancet. Në klub duan...

Lajme të tjera

Web TV