QKUM: Humb jetën nga virusi shoferi i Urgjencës së Tiranës

Pasditen e të dielës ka humbur jetën punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu.

Ndreu, ka qenë shofer i një prej makinave të Urgjencës i cili ishte infektuar me COVID-19, dhe kishte marrë pushim për t’u vetë-karantinuar në shtëpi.

Mësohet nga familjarët se i ndjeri, kishte dalë për xhiro tek Liqeni, ku i ka rënë të fikët. Qytetarët që e kanë parë Ndreun kanë thirrur për ndihmë numrin e urgjencës 127.

Ndihmë e parë që iu dha ishte oksigjeni, por i pamjaftueshëm mësoi se autoambulanca që u dërgua nga QKUM-ja është makina me targat, TR 9926 K, makinë që për shumë kohë ishte drejtuar nga vetë i ndjeri.

Ngjarje e rëndë, është bërë e ditur nga QKUM-ja në rrjetet sociale, ku shkruhet se Artur Ndreu vdiq në mënyrë të papritur.

Postimi i plotë

QKUM shpreh ngushëllime familjes dhe te afërmeve.
Artur Ndreu, i palodhur dhe kudo ndodhur! Arturi dhënës i ndihmës se pare, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar ne shërbimin e urgjencës para spitalore te Tiranes. Fatkeqësisht u nda nga jeta ne mënyre te pa pritur. Do ti mungosh familjes, pacienteve, kolegeve, urgjencës, miqve dhe shokëve.
Lamtumire Artur, te qofte dheu i lehte!

 

 

Bo.Ba/fjala.al