Raporti i KLSH-së/ Kompanitë celulare batërdi me klientët, 5G nismë me rrezik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KLSH-ja zbardh shkeljet/ Kostot i paguajnë qytetarët, 63% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur me tarifat. Telefonia celulare, “vetë zot, vetë shkop”, AKEP-i nuk e mbikëqyr tregun. Sugjerime për të pasur kujdes me rrjetin 5G, vihet në rrezik siguria kombëtare

Nga Ornela Bereti

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), nuk e ka përmbushur me efektivitet mbikëqyrjen e tregut të telefonisë celulare për ruajtjen e konkurrencës së lirë dhe të ndershme në tregun e telefonisë celulare. Ky është konkluzioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas një auditimi në AKEP. KLSH-ja rekomandon kryerjen me kujdes, në shkallë të lartë përgjegjshmërie dhe në intervale të rregullta, jo më pak se një herë në dy vjet, të analizës së tregut të telefonisë celulare, për të garantuar konkurrencën dhe mbrojtjen e konsumatorit. “Pavarësisht rëndësisë, bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet AKEP-it dhe AK-së (Autoriteti i Konkurrencës), nuk ka qenë frytdhënës. Gjithashtu, edhe nga bashkëpunimi ndërmjet AKEP-it dhe MIE-s (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) nuk janë arritur rezultatet e pritshme, pasi ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim me qëllim implementimin dhe realizimin e ofrimit të shërbimit universal.” – thuhet në raportin e auditimit. Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon në mënyrë të menjëhershme që Autoriteti i Konkurencës duhet të kontribuojë në mënyrë proaktive në kuadër të mbrojtjes së konkurrencës në tregun e telefonisë celulare, duke rritur numrin e hetimeve të kryera në këtë treg. Ndërkohë Autoriteti i Konkurrencës duhet të kryejë hetime të iniciuara kryesisht nga vetë ai në tregun e telefonisë celulare, me qëllim vendosjen e masave për operatorët e telefonisë celulare. “Me qëllim bashkëpunimin me efektivitet, AKEP-i dhe AK-ja të marrin masat e nevojshme për ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës për kryerjen e analizave të tregjeve dhe procedurave të inspektimit.” – thuhet në raport.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson në raport se në rastin e shërbimeve telefonike, konsumatorët presin të marrin një shërbim cilësor dhe në përputhje me çmimin që paguajnë. “Për të vlerësuar pritshmëritë e tyre dhe kënaqësinë lidhur me tregun e telefonisë celulare, grupi i auditimit ka konceptuar një pyetësor për publikun, të cilin e ka shpërndarë online në media të ndryshme sociale për të përfituar një kampion të anketuarish sa më të lartë dhe përfaqësues. Përgjigjet e këtij pyetësori do t’u shërbejnë kompanive të telefonisë celulare si dhe AKEP-it, si institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen dhe rregullimin e këtij tregu, në mënyrë që të marrë masat e duhura rregulluese. Por si e rregullon AKEP-i këtë treg në lidhje me cilësinë e shërbimit dhe tarifat? Dokumenti bazë mbi të cilin AKEP-i e kryen veprimtarinë e tij ëshë ligji “Për Komunikimet Elektronike”. Në nenin 8/v të këtij ligji përcaktohet se “AKEP-i përcakton masa për rregullimin e tarifave, si dhe çmimet maksimale që mund të aplikohen në një seri të caktuar të numrave të përdorur për shërbimet me vlerë të shtuar, premium, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve”. Në nenin 53 përcaktohet se qëllimi i rregullimit të tarifave është parandalimi i sjelljeve antikonkurruese dhe i diskriminimit të përdoruesve fundorë dhe konkurruesve në treg që mund të rezultojnë nga veprimet e sipërmarrësit me fuqi të ndjeshme në treg për tarifat.” – thuhet në raport.

Tarifat

Shqipëria ka vlerat mesatare të tarifave të terminimit celular më të larta nga 28 vende të Bashkimit Evropian. “Tre operatorët telefonikë celularë në Shqipëri, gjatë periudhës 2017-2019 Shqipëria ka vlerat mesatare MTR, (tarifa mesatare për thirrje) më të larta.” – thuhet në raport. Në raportin e KLSH-së theksohet më tej se “ajo që vihet re është se MTR-të më të larta nga vendet e rajonit i ka Serbia dhe më të ulëtat i ka Turqia. Shqipëria renditet e katërta për tarifat më të larta në vitin 2015 dhe 2016; dhe e dyta në vitet 2017-2019. Nëse bëjmë një krahasim të MTR-ve në Shqipëri me vlerën mesatare të MTR-ve të gjashtë vendeve të rajonit, rezulton se MTR-të në Shqipëri janë më të larta për periudhën 2017-2019. Nga krahasimi i tarifave të terminimit të thirrjeve celulare MTR të Shqipërisë me mesataren e vendeve të rajonit, BE dhe BEREC, rezulton se për periudhën 2017-2019 Shqipëria ka MTR-të më të larta. Për të vlerësuar perceptimin dhe pritshmëritë e konsumatorëve në lidhje me shërbimet e ofruara nga kompanitë telefonike, u realizua nga KLSH-ja një pyetësor me publikun”, – thuhet në raport. KLSH-ja ka kryer një anketë dhe nga të dhënat e mbledhura nga pyetësori, rezultoi se të anketuarit, më të pakënaqur janë me tarifat, më pas me internetin, me larmishmërinë e paketave, me mbulimin me rrjet dhe së fundmi me shërbimin. Konkretisht: 63% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur dhe të pakënaqur me tarifat; 53% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur dhe të pakënaqur me internetin; 47% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur dhe të pakënaqur me larmishmërinë e paketave; 34% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur/të pakënaqur me mbulimin me rrjet; 28% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur dhe të pakënaqur me shërbimin. “Një pyetje tjetër që u është drejtuar të anketuarve është se çfarë do të donit të përmirësojnë kompanitë celulare. Pjesa më e madhe e tyre janë shprehur se duan ulje të tarifave, pasi i konsiderojnë shumë të larta, një pjesë e konsiderueshme kërkojnë konsumim më të ngadaltë të internetit, si dhe një pjesë më e vogël kërkojnë mbulim më të madh të territorit me valë.” – thuhet në raport.

Lexo edhe :  “Integrimi, Shqipëria arritje historike”/Konjufca:Me Shqipërinë në krah, do arrijmë shumë

Tabelë krahasuese e çmimeve

Në vitin 2015 Shqipëria ka tarifën MTR 2,04 lekë/minutë; më e lartë sesa të gjitha mesataret e tjera, përveç mesatares së thjeshtë të vendeve të BEREC 2,12 lekë/minutë;

  • Në vitin 2016 Shqipëria ka tarifën MTR 1,48 lekë/minutë; më e lartë sesa mesatarja e thjeshtë e vendeve të BE-së 1,44 lekë për minutë dhe se mesatarja e BEREC Pure LRIC 1,22 lekë/minutë;
  • Në vitin 2017 Shqipëria ka tarifën MTR 1,48 lekë/minutë; më e lartë se të gjitha mesataret e BE-së, BEREC, BEREC Pure LRIC;
  • Në vitin 2018 Shqipëria ka tarifën MTR 1,48 lekë/minutë; më e lartë se të gjitha mesataret e BE-së, BEREC, BEREC Pure LRIC;
  • Në vitin 2019 Shqipëria ka tarifën MTR 1,22 lekë/minutë; më e lartë se të gjitha mesataret e BE-së, BEREC, BEREC Pure LRIC;

Ankesat e konsumatorëve

  • 63% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur dhe të pakënaqur me tarifat;
  • 53% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur dhe të pakënaqur me internetin;
  • 47% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur dhe të pakënaqur me larmishmërinë e paketave;
  • 34% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur/të pakënaqur me mbulimin me rrjet;
  • 28% e të anketuarve janë shumë të pakënaqur dhe të pakënaqur me shërbimin.

Rrjeti 5G risk i lartë, duhet mbrojtje nga aksesi i paautorizuar

AKEP-i dhe qeveria në tërësi nuk kanë kryer një analizë paraprake lidhur me pasojat dhe efektet që do të sjellë implementimi i teknologjisë 5G në vendin tonë. Përfitimet ekonomiko-sociale duhet të ecin krah për krah me ato të sigurisë kombëtare. Ky është rekomandimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili thekson se implementimi i teknologjisë së gjeneratës së 5-të (5G) në Shqipëri mbart me vete një risk të lartë të thyerjes së sigurisë së informacionit dhe kërkon domosdoshmërisht të kryhet duke u bazuar në një planveprimi kombëtar, të detajuar qartë dhe gjithëpërfshirës, me qëllim mbrojtjen e padiskutueshme nga aksesi i paautorizuar, tjetërsimi, keqpërdorimi apo padisponueshmëria e një aseti të çmuar për konsumatorin shqiptar, siç është informacioni. “Për më tepër, si një vend anëtar i NATO-s dhe me aspirata për integrim në BE, qeveria shqiptare duhet të tregohet tejet e përgjegjshme në vlerësimin e risqeve që bart për Shqipërinë dhe partnerët strategjikë implementimi i teknologjisë 5G me burim kompanitë kineze.Për sa i përket mbrojtjes së konsumatorëve, AKEP-i nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’iu mundësuar përdoruesve me aftësi të kufizuara dhe me të ardhura shumë të ulëta çmime të përballueshme, siç përcakton ligji nr. 9918/2008 i AKEP-it dhe direktiva 2018/1972 e BE-së, nuk ka kryer asnjë inspektim pranë kompanive të telefonisë celulare për të vlerësuar zbatimin e detyrimeve të tyre ndaj pajtimtarëve, si dhe nuk ka përmbushur objektivat e vendosur për mbrojtjen dhe rritjen e përfitimeve të konsumatorëve.” – thotë raporti i KLSH-së.

Rekomandimi

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se AKEP-i duhet të kryejë një analizë paraprake lidhur me pasojat dhe efektet që do të sjellë implementimi i teknologjisë 5G në vendin tonë. “Implementimi i teknologjisë së gjeneratës së 5-të (5G) në Shqipëri kërkon domosdoshmërisht të kryhet duke u bazuar në një planveprimi kombëtar, të detajuar qartë dhe gjithëpërfshirës, me qëllim mbrojtjen e padiskutueshme nga aksesi i paautorizuar, tjetërsimi, keqpërdorimi apo padisponueshmëria, e një aseti të çmuar për konsumatorin shqiptar, siç është informacioni.

Implementimi i kësaj teknologjie duhet të ketë si detyrim kryesor respektimin e obligimeve tona në fushën e sigurisë si vend anëtar i NATO-s dhe partner strategjik i SHBA-së.” – thuhet në raport.

Detyrat

1.AKEP-i duhet të realizojë analizën e tregut të pakicës në tregun e telefonisë celulare për të ndërmarrë masat e nevojshme rregullatore në këtë treg.

2.Mbështetur në analizat e tregut, AKEP-i duhet të vendosë masa të mjaftueshme për ndërmarrjet me FNT, me qëllim që të sigurojë konkurrencë efektive në tregun e telefonisë celulare.

  1. Në rastet kur Këshilli Drejtues i AKEP-it çmon shfuqizimin e një akti të mëparshëm, duhet që këtë vendim ta mbështesë në argumente ligjore dhe objektive, duke parashtruar që faktet e marra në konsideratë nuk pasqyrojnë situatën aktuale.
  2. AKEP-i të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme ndaj sipërmarrësve të telefonisë celulare që brenda vitit 2020 të jenë mbuluar me shërbim të gjitha zonat me dendësi të ulët, si dhe të kryejë monitorime të vazhdueshme për të identifikuar zonat që kanë nevojë për përmirësim të cilësisë së shërbimit.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV