Pas pamjes (jorealiste) të dy ditëve më parë, Cristiano Ronaldo vazhdon të mahnisë dhe të diskutohet gjerësisht në rrjetet sociale, jo vetëm për atë që bën në fushë, por gjithashtu për veprimet e tij që ndërthurin shoëbiz me sportin.
I njohur për protagonizmin e tij në rrjetet sociale ku vlen të theksohet se nga Instagram fiton më shumë sesa merr nga paga e tij vjetore me Juventus, Ronaldo e di “si vilen lekët”. Këtë herë risia e portugezit vjen përmes një fotoje së bashku me shokun e ekipit, kolumbianin Cuadrado.
Në foto ai shfaqet me flokë të gjatë kaçurrela, një prerje e ngjashme me atë të kolumbianit që shfaqet duke buzëqeshur me të. Prerje e ngjashme, sepse flokët e CR7 janë më të gjata. “Cristiano, për mua ti ke ndryshuar prerjen e flokëve”, postoi Cuadrado, ndërsa Cristiano publikon të njëjtën foto me “Çfarë mendoni për pamjen time të re, të ngjashme me atë të vëllait tim Panita?”.