Banka e Shqipërisë: Kreditë me probleme pritet që të rriten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portofoli i kredive me probleme rezultoi 480 milionë dollarë në fund të vitit 2019, duke rënë në nivelin 8.37%, ndër më të ulëtit në dekadën e fundit.

Por Banka e Shqipërisë paralajmëron se ky tregues do të rritet sërish këtë vit për shkak të pamundësisë paguese të kësteve që ka krijuar pandemia për shumë individë e biznese.

Banka Qendrore nuk ka një vlerësim të saktë se sa do të rritet ky tregues, por efektet më të mëdha pret që të nisin në muajin Shtator, kohë kur mbaron edhe efekti i urdhrit për pezullimin e pagesës së kësteve për të prekurit e pandemisë.

Megjithatë në stres-testet e realizuara, ka rezultuar se sistemi bankar mund të përballojë goditje të tilla.

“Këto analiza tregojnë se niveli aktual i kapitalit të sistemit është i mjaftueshëm për të përballuar një nivel relativisht të lartë të humbjeve që vijnë si rezultat i ekspozimeve ndaj rrezikut të kredisë”.

Rreziku më i madh që i kanoset sektorit bankar është ai reputacional, që lidhet kryesisht me pastrimin e parave. Asnjë prej bankave të sistemit nuk dalë me risk të ulët, por 7 renditen me rrezik të mesëm në këtë drejtim dhe 5 me rrezik të lartë, shkruan klan.

Në inspektimet e kryera nga Banka e Shqipërisë janë vërejtur mungesë dokumentacioni në deklarimin e depozitimit të parave në banka dhe mospërputhje e të dhënave me profilin dhe aktivitetin e klientit.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën...

“Shpërthen” Elena Kocaqi: Sa të jetë Rama kryeministër, nuk garoj më

Elena Kocaqi ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet e 11 majit, ku ajo kandidaoi me partinë e saj, “Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare”. E...

Ylli Manjani: Treni bullgar i PS nuk e justifikon dot “ruletën ruse” të PD

"Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës. I qëlloi...

“Show must go on!” Barcelona zyrtarizon rinovimin e shumëpritur

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me trajnerin gjerman Hansi Flick, duke i besuar drejtimin e skuadrës deri në verën e vitit 2027. Lajmi...

“Visi negociatori më i mirë”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin “Ura”, që çoi në goditjen e një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës në...

Lajme të tjera

Web TV