“Ç’na ndan shqip, s’thuhet anglisht”/ Rama: Kush më thotë je vëllai i Vuçiqit, i them “amanet mushkat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Të gjithë proletarët e të gjitha vendeve do të bashkohen, të mos ndahemi për tema të mëdha”

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat në Prishtinë. Sipas tij në Tiranë dhe Prishtinë shpesh krijohet helm për të prishur miqësitë dhe rregullsitë.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se kush i thotë vëllai i Vuçiçit, ai i thotë “amanet mushkat”.

“Unë nuk udhëzoj njeri. Unë nuk mendoj se të gjithë proletarët e të gjitha vendeve do të bashkohen. Duhet të jemi respektues ndaj njëri – tjetrit dhe të mos ndahemi për tema të mëdha. Njohja e Kosovës nga Serbia si shtet sovran është e rëndësishme. Ata që bëjnë patriotin më të madh janë më të dyshuarit në tërësi.

Kam mësuar se ne bëjmë shpesh intriga më shumë me njëri-tjetrin, siç thotë Fishta, bëhemi shpesh siç e do hasmi. Çfarë na ndan shqip, nuk thuhet anglisht. Për fat të keq në Tiranë dhe Prishtinë shpesh krijohet helm për të prishur miqësitë dhe rregullsitë. Mendoj se Shengeni Ballkanik është diçka e mirë për të gjithë ne. kjo sepse “shuan” kufijtë. Fqinjin nuk e zgjedh, as presidentin serb nuk e zgjedhim ne, por ne zgjedhim interesin strategjik dhe sinqeritetin në mjete për të realizuar interesin tonë. Me Shengenin, kush hyn në Aeroportin Adem Jashari, mund të shkojë deri në Sarandë. Kush hyn nga Kakavija, mund të vijë deri në Brezovicë pa kontroll fare. Nuk kemi kohë për të bërë politika me këto gjëra. ne kemi dy shtete,  kemi dy shtëpi dhe këtu ka të tjerë që vendosin Kush më thotë vëllai i Vuçiçit, unë i them ‘amanet mushkat”, deklaroi Rama.

Lexo edhe :  Dhjetëra punonjës të Bankers Petroleum protestë para zyrave të kompanisë në Marinzë!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Mblidhet konklava, zgjedhja e papës, kardinalët izolohen nga bota e jashtme

Të mërkurën kardinalët e zgjedhur do të votojnë për të zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut. Kardinalët janë stacionuar në...

A flet me Gjestin? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” për Xhenetën: Vetëm bërtet dhe lë skena

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Albi Buzali, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë për largimin nga programi,...

Vendet më të prirura për të kërkuar azil/ Britania drejt kufizimeve për studentët

Studentët që jetojnë në vende që konsiderohen më të prirura të kërkojnë azil, në një përpjekje për të ulur migracionin mund të kufizojë aplikimet...

Denoncimi i Flamur Nokës për përfshirjen e policëve në fushatë/ Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal për shpërdorim të autoritete policor, pas denoncimit të një dite më parë nga deputeti i PD Flamur...

I vëllai dhunoi shoferin e kamionit/ Bledjon Nallbati: Ai s’është kapo, por kapedan!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës për të vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj vëllait të...

Lajme të tjera

Web TV