Skuadra e Llapit ka arritur të marrë një pikë në ndeshjen e kësaj të hëne të zhvilluar në transfertë ndaj rivalëve të Gjilanit. Ndeshja që vlente për javën e 27-të përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.
Por më shumë sesa rezultati, spikati veprimi i disa futbollistëve të Llapit, që zgjidhën të falin “namazin” në fushën e lojës, edhe pse statuti i Federatës së Futbollit të Kosovës ndalon përfshirjen e fesë, politikës, apo parullave të ngjashme me to në ndeshje.
Fotot e futbollistëve të Llapit që kryejnë ritualet e fesë myslimane kanë bërë xhiron e “web” në pak kohë në rrjetet spciale, duke ndarë opinionin publik nëse veprime të tilla duhet të shihen nga profesionistët në vende ku praktikohet sport…