Pavarësisht pandemisë Ermonela Jaho vazhdon të jetë ylli i Operas Botërore. Diva e muzikës klasike ka zhvilluar një bisedë me Antonio Pappano-n, dirigjient dhe pianist në “Royal Opera House”.
Kjo intervistë është zhvilluar me lidhje “Skype” ku në fakt është vënë re më shumë një bisedë miqësore dhe kthim në kohë mes Jahos dhe Pappanos, kolegë dhe miq shumë të mirë me njëri tjetrin.
Dirigjenti me famë botërore, Pappano është përpjekur që gjatë bisedës me sopranon shqiptare të rikujtojë me disa video të shkurtra interpretimin e saj në skenë.
Gjatë bisedës ka kujtuar disa nga veprat dhe interpretimet më të rëndësishmë që Ermonela ka zhvilluar në vite duke kujtuar edhe vështirësitë që ka hasur gjatë karrirës së saj.
Kujtojmë disa nga interpretimet më të rëndësishmë që Jaho ka patur ndër vite si “La Traviata”, “Sour Angelica”, “Madame Butterfly” të cilat kanë afirmuar sopranon shqiptare Ermonela Jaho si Divën e muzikës klasike në botë.
“Royal Opera House” është Opera Mbretërore e Londrës ku sopranoja shqiptare ka interpretuar dhe ka marrë vlerësimin e të gjithë artdashësve të Operas.
Jaho shprehet se momenti më i vështirë ka qënë përfundimi i “La Traviata”.
“Me dukej sikur kisha lënë shpirtin në skenë aq sa nuk ndjeja peshën e trupit tim”-thotë ndër të tjera Ermonela gjatë bisedës që ka zhvilluar miqësisht me Pappanon.
Intervista e plotë e Ermonela Jahos me Antonio Pappano-n
Antonio Pappano: Ermonela dua të flasim pak për dekadën tuaj të “Triumfeve” në Covent Garden. Fillimisht kënduat aty duke kaluar pastaj tek “La Traviata” në 2008 në New Work.
Ermonela Jaho: Është një histori shumë e bukur Maestro, në fakt dua të theksoj që “Traviata” ishte opera e parë që unë kam parë në jeta pas së cilës vendosa dhe të bëhem një këngëtare e operas.
Me “La Traviata” u bë edhe debutimi im i parë në “Royal Opera House”
Kujtoj dashurinë që më dhanë të gjithë ata që po më prisnin atje, u ndejva në shtëpi nga të gjithë ata që më pritën, stafi, orkestra dhe nga kolegët e tjerë.
Në atë moment i thash vetes, nese do të jesh një këngëtare e Operas, ky ndoshta është momenti më i vështirë por edhe më i bukur që ke patur ndonjëherë.
Ndjeva dashurinë e madhe në çdo hap që hidhja por momenti më i vështirë ka qënë përfundimi i interpretimit, me dukej sikur kisha lënë shpirtin në skenë, nuk ndjeja peshën e trupit tim.
Antonio Pappano: Si arrite ta kontrollosh veten dhe emocionet? Duke qënë se ishte një pjesë me të vërtetë shumë emocionale.
Ermonela Jaho: Ishte shumë e veshtire për të thene të vërtetën, ai produksion më ndryshoi jetën me atë performancë. Mendoj që nëse ti je e vertet me veten, e sinqertë dhe punon me dashuri, ky sinqeritet dhe kjo dashuri vjen prap tek ty.
Për mua të punoja me ju Maesrto ishte e pabesueshme, ishte si terapi sepse u ndjeva e mbrojtur dhe e sigurt, kjo ishte arsyeja pse e pranova atë rol në ate periudhë.
Fuqia, magjia e këngës, nxjerr nga ti diçka që as ti vet nuk je i aftë ta kontrollosh dhe është gjuha e këngës, kur kjo ndodh është bërë më e mira.
Kam marrë një perqafim dhe një mbështeje të madhe nga të gjithë, nga ty maestro, nga orkestra nga publiku. Mund të them që terapia e vetme ishe ti dhe kënga.
Është shumë magjike të jesh atje.
I thash vetes time që ti duhet ta jetosh këtë ëndërr 100% dhe u ndjeva me fat sepse është fuqia e muzikes që e ndjejnë vetëm artistët.
Antonio Pappano: Dua të të falenderoj ty sepse ajo që publiku dhe arti ka marrë prej teje ka qëne e magjishme dhe eshte e vërtetë që muzika është ajo që ofron gëzimin dhe ngushëllimin.
Një tjetër eksperiencë e jotja është “Senza Mama”. Një tjeter rol i Pucinit 2013 roli i Magdes në “La Rondine” më thuaj të lutem mendimet dhe emocionet e tua.
Ermonela Jaho: “La rondine”, Magda , ishte pak ndryshe nga “Madame butterfly”, por çdo pjesë e Operas ka shumë emocion, pavarësisht se personazhi në fund vdes, ajo ka vdekur brenda saj dhe kjo dhimbje duhet përjetuar dhe transmetuar edhe tek publiku.
“La Rondine” ka qënë një pjesë e pabesueshme sepse jam ndjerë sikur fluturoja, kam ndjerë gezimin e një vajze të vogel.
Antonio Pappano:Na trego pak për pjesën vokale tënden dhe si e përballove, sepse duhet thënë që ishte një interpretim shumë i mirë por edhe shumë i vështirë.
Vokalisht jam ndjerë shumë mirë ndoshta edhe sepse kam pasur eksperiencën e nevojshme.
Antonio Pappano: Dua ta përqëndroj pak bisedën tek “Massnet” e shkruar 9 vite para veprës së Manuel Pucinit. Kjo është një opera në stil francez dhe ti je mësuar të këndosh në stile të ndryshme. Aty u duk sikur nxore në pah të gjitha ngjyrat e shpirtit. Kemi parë shumë anë të aftësive të tua në atë pjesë. Na trego pak më shumë lidhur me këtë vepër që ke interpretuar.
Ermonela Jaho: Të jesh një artist, për më tepër një këngëtare e Operas duhet patjetër të dish shumë stile veprash dhe interpretimesh, sepse të ndihmon për çdo pjesë brenda pjesës.
Teknikisht një soprano duhet të ketë “coloraturat”sepse të duhen të gjitha ngjyrat dhe të gjithë “çelsat” e nevojshëm për të luajtur një pjesë. Në fakt unë e dua shumë repertorin francez, është diçka për të cilën kam punuar shumë.
Unë kam filluar më “coloraturat” dhe e kam mbajtur këtë lloj aftësie.
Me repertorin francez në fakt dola pak nga zona ime e komfortit por kjo gjithsesi më pëlqeu.
Teknikisht duhet të jesh e aftë për të kapërcyer situata të vështira dhe të papritura që mund të të dalin gjatë rrugës.
Antonio Pappano: Le të kalojmë pak tek një rol shumë tragjik siç është “Madame Butterfly” , në fakt nuk do ta harroj kurrë atë interpretim që të bënte të futeshe në një botë artificiale, me stile dhe rituale të ndryshme të një Geishe. Nuk mendoj se keni shumë gjëra për të thënë lidhur me “Madame Butterfly” sepse fjalët ndoshta nuk do ta përshkruanin qartë atë që ka ndodhur në skenë.
Ermonela faleminderit për artin tënd, për bujarinë tënde, në skenë dhe jashtë saj, faleminderit që pranove ta zhvillonim këtë intervistë. Shpresoj të ketë qënë e nevojshme dhe të ketë sjellë dritë tek të gjithë ata që na kanë parë dhe dëgjuar.
Ermonela Jaho: Faleminderit Mestro për fjalët, shpresoj të shihemi sërish në skenë në teatër aty ku marrim frymë sepse ne pa publikun nuk egzistojmë. /Ra.My. Fjala.al/