Italia hap kufijtë me disa vende jashtë Schengen-it, po me Shqipërinë?

Duket se Italia ka bërë zgjedhjen e njëjtë me Bashkimin Evropian për hapjen e kufijve. Nga e mërkura do të lejohet lëvizja e lirë me 14 vendet extra Schengen përfshirë në listën e BE ku nuk bën pjesë Shqipëria.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza. Por duhet nënvizuar fakti se që nga nesër, lejohet hyrja në territorin italian të të gjithë atyre qe udhëtojnë nga vende extra Schengen për motive studimi.

Motivi i studimi i bashkohet 3 motiveve të tjera; për punë, për kujdes shëndetësor e për urgjencë absolute.

 

 

Bo.Ba/fjala.al