Nuk ka shtyrje as anulim: MTV Video Music Awards 2020 do të mbahet, me apo pa spektator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

MTV Video Music Awards 2020 do të mbahet më 30 gusht në Qendrën Barclays të Brooklyn, nuk do të ketë asnjë shtyrje, edhe pse në sallë do të ketë shumë pak spektatorë apo edhe pa spektatorë fare, për shkak të pandemisë dhe sido që të jetë situata deri në fund të gushtit.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuoama bëri publik vendimin e tij. Politikani 62 vjeçar shpjegoi se vendosi të lejojë mbajtjen e këtij eventi të rëndësishëm për botën e showbizit dhe të gjithë industrinë e muzikës vetëm me kushtin që të ndiqen udhëzimet e sigurisë, përfshirë këtu audiencë të limituar apo pa audiencë fare.

Njoftimi erdhi fill pasi ceremonia e çmimeve BET Awards 2020 u mbajt virtualisht e u transmetua në rrjetin televiziv CBS, për herë të parë në histori. Kjo do të jetë hera e parë që ceremonia e çmimeve MTV Video Music Awards do të mbahet në qendrën Barclays që prej vitit 2013.

Prej javësh, organizatorët e eventit janë takuar me zyrtarë të qeverisë dhe autoritetet shëndetësore, për mënyrën më të sigurt për të organizuar mbrëmjen më të rëndësishme të botës së muzikës për këtë vit.

Vitin e shkuar, MTV Video Music Awards u mbajt në Prudential Par në New York,New Jersey, ku Taylor Swift triumfoi me çmimin “Video e vitit 2019” me videoklipin e këngës “You Need To Calm Down”. Ndërkohë që New York pritet të hyjë në fazën e 3 të rihapjes pas pandemisë Covod-19, më 6 korrik./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Shtyhet me 1 muaj afati i aplikimeve për stacionet e plazhit

Të drejtën e kanë subjektet: “Bujtinë, Fjetinë (Hostel), Hotel, Resort, Qendër kurative, Fjetje dhe mëngjes, Apartament/vilë”, që kanë jo...

Meta vendosi t’i lirojë vendin në Fier, zbulohet kandidatja e katërt e PL-së

Brunilda Haxhiu, zv sekretare e përgjithshme e Partisë së Lirisë do të jetë në listën e mbyllur të Fierit, duke u bërë kandidatja e...

Gjimnazi i ri “Naim Frashëri”/ Rama: Shkolla e re është në funksion të 850 nxënësve

Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastriliu, inspektuan godinën  re, pas procesit të rindërtimit. Gjimnazi “Naim Frashëri”, është një nga...

Plas keq në BBV, vajzat përpIasen fizikisht me njëra-tjetrën, kapen prej flokësh (Video)

Gerta dhe Valbona nuk kanë sheshuar debatet, por përkundrazi- debatet u bën edhe më të vështira. Derisa Gerta po u ndante detyrat e shtëpisë si...

Ndër më të votuarit në primaret e Tiranës,Grigels Muçollari:Do kandidoj në listën e hapur

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigles Muçollari pak orë para dorëzimit të listave, ka deklaruar se do të garojë në listë të hapur. TIRANË- Anëtari...

Lajme të tjera

Web TV