Publikohen SMS-t, Johnny Depp urdhëron asistenten: Më gjej kok*inë dhe ek*tazi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo çka u publikua javën e shkuar, për varësinë e tij nga droga dhe alkooli, u mohua nga Johnny Depp por tashmë aktori do të duhet të përballet me të vërtetën, edhe në sallën e gjyqit.

Përpara Gjykatës, janë publikuar mesazhet që Johnny i ka dërguar asistentes së tij personale duke e urdhëruar që ti blinte kokainë dhe ekstazi.

Në njërin prej mesazheve, aktori i famshëm i filmit “Piratet e Karaibeve” shkruan: “Të lutem, janë në gjendje të rëndë. Mos i thuaj gjë askujt. Kam nevojë për atë gjënë e bardhë…”.

57 vjeçari paditi tabloidin britanik The Sun që shkroi në atë kohë një artikull ku i referohej aktorit si “rrahës të grave”. Por edhe pse i akuzuar vazhdimisht si konsumues i drogës dhe alkoolit, edhe nga ish bashkëshortja e tij Amber Heard, Johnny Depp i ka mohuar akuzat, edhe për dhunë të ushtruar ndaj saj, nën ndikimin e alkoolit.

Mesazhet në fjalë, që provojnë pikërisht varësinë e tij ndaj këtyre substancave, datojnë në periudhën 25 shkurt-7 mars 2015, vetëm pak ditë përpara regjistrimit të padisë ndaj tij, nga aktorja Amber Heard. Ai konsumonte alkool në sasi të jashtëzakonshme e ndërkohë merrte edhe kokrra ekstazie, e në këto ditë dyshohet se ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Kur asistentja nuk ja ka siguruar atë çka Depp i ka kërkuar përmes telefonit, aktori i ka kërkuar numrit e personit që do t’ia sillte vetë atë, madje me fjalë fyese e kërcënuese.

“Jam një burrë i rritur dhe nuk do të gjykohem. Nuk do të jetoj edhe për shumë gjatë në këtë botë kafaz” shkruan ai ndërsa pranon se është në gjendje të rëndë e të dëshpëruar për “kokrra të lumtura” dhe ekstazi.

Lexo edhe :  Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Në këtë periudhë, aktori ka qenë duke xhiruar në Australi filmin “Piratët e Karaibeve, hakmarrja e Salazarit”. Por avokati i aktorit këmbëngul se përpara gjykatës nuk ka asnjë provë konkrete, që të provojë se aktori ka konsumuar drogë apo që ka ushtruar dhunë ndaj Amber Heard./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV