Transporti urban/ Veliaj: Kush nuk realizon frekuencat, le të shkojë në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Këto tre ditë do t’i ndjek personalisht frekuencat. Kush nuk i realizon, le të shkojë në shtëpi të vajosë jahtin e tij, të shkojë me pushime; por, Tiranën nuk e mban dot peng.”

Kështu deklaroi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve nga njësia nr.11 lidhur me ngërçin e krijuar me transportin urban në kryeqytet.

Ai deklaroi se bashkia ka qenë me ta gjithmonë kur kanë patur nevojë dhe shtoi më tej se do t’iu hiqet licenca sepse s’po na del llogaria ne si qytetarë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që linjat të kuptojnë se kur kanë pasur nevojë për bashkinë, bashkia ka qenë me ta. Kur kompanitë kanë pasur të drejtë, si në rastin e pandemisë, dhe hoqëm taksat, apo siç ishte rasti i mostaksimit të çdo autobusi, por vetëm një herë të kompanisë, që prapë dakordësuam dhe u dhamë të drejtë, ashtu duhet që ata t’i rikthehen shërbimit. Ajo që thonë disa kompani, se do e mbajnë licencën private, derisa të më dalë mua llogaria, nuk shkon sepse ajo licencë do të hiqet sepse s’po na del llogaria neve si qytetarë.

Këto tre ditë do t’i ndjek personalisht frekuencat. Kush nuk i realizon, le të shkojë në shtëpi të vajosë jahtin e tij, të shkojë me pushime; por, Tiranën nuk e mban dot peng. Nëse familjet tona, industria, të gjitha kompanitë, mbajtën një barrë të vështirësisë gjatë pandemisë, kjo lipset ta mbajnë edhe kompanitë e autobusëve. Do më kenë në krah teksa negociojmë me qeverinë edhe për rimbursimet e mundshme dhe për lehtësira të tjera, vetëm nëse fillimisht më japin të besoj që ata nuk e marrin për të mirëqenë mirësinë tonë, por që e marrin seriozisht afatin, urdhrin dhe ligjin për t’iu rikthyer punës”, deklaroi Veliaj.

Lexo edhe :  Berisha nga Mirdita: Në 2007-2014 kishim rritjen më të lartë të popullsisë, por Rama...

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

36 % më shumë vizitorë në Parkun Arkeologjik Shkodër

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër publikoi statistikat e vizitueshmërisë në Parkun Arkeologjik Shkodër sa i përket muajit prill. Shifrat...

“Giro d’Italia 2025” në Shqipëri më 9, 10 dhe 11 maj!/ Rrugët që do bllokohen në 4 qytete

Altin Qato, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore ka bërë një komunikim për mediet këtë të martë (6 maj) në lidhje me bllokimin e...

Ndërpreu vizitën në SHBA pasi u sëmur papritur? Zbulohet e vërteta: Vuçiç gënjeu…

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara të premten pasi u sëmur, duke detyruar anulimin e takimeve të planifikuara me zyrtarët...

Hapet spitali i parë në botë me 14 mjekë robotë!

Kina ka hapur spitalin e parë në botë të menaxhuar plotësisht nga inteligjenca artificiale, me 14 mjekë AI në staf. Spitali është krijuar nga...

Pickimi i Vejushës së Zezë çon deri në paralizim, mjekja tregon ku gjendet më shpesh

Me ardhjen e stinës së ngrohtë dhe shtimin e aktiviteteve në natyrë, rritet rreziku nga pickimi i zvarranikëve dhe insekteve të ndryshme. Toksikologia Suela...

Lajme të tjera

Web TV