Banka e Shqipërisë: Gjatë pandemisë Shqipëria humbi 17 mijë vende pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqipëria ka humbur rreth 17 vende punë si pasojë e pandemisë”. Kështu u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një dalje për mediat.

Sejko nënvizoi faktin se në tremujorin e parë ekonomia është tkurrur me 2.5% dhe papunësia shkoi në 11.4%.

Guvernatori tha se ecuria e ardhshme ekonomike do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë.

Fjala e plotë

Pandemia ka ushtruar goditje të gjithanshme në ekonomi. Ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5% në tremujorin e parë. Po ashtu në këtë periudhë u humbën rreth 17 mijë vende pune dhe norma e papunësisë u rrit në 11.4%.Të dhënat indirekte të tremujorit të dytë tregojnë se goditje është forcuar më tej. Ekspertet e mallrave u tkurrën me 33% gjatë dy muajve të parë të këtij tremujori duke reflektuar edhe rënie e kërkesës së huaj dhe pengesën e lëvizjes. Po ashtu edhe importet u tkurrën me 30%. Inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë në muajin maj duke shënuar një shifër prej 2%. Banka e Shqipërisë bën me dije se ecuria e ardhshme e ekonomisë do të varet nga kohëzgjatja e pasojave të pandemisë dhe nga reagimi i agjentëve të brendshëm dhe të huaj në raport me to. Në këtë skenar ekonomia pritet që të shënojnë një rënie të ndjeshme për këtë vit dhe norma të shpejta dhe të qëndrueshme rritje për periudhën në vijim. Aktiviteti ekonomik pritet që të shënojë pikun e ngadalësimit në tremujorin e dytë. Të vijojë të mbetet në territorin negativ për 2-3 mujorët në vijim dhe t’i kthehet rritjet në vitin 2021. 

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Java nis me temperatura të larta! 3 qytetet më të nxehtë në Shqipëri

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i...

Një shfaqje e Marina Abramović më ndihmoi të ndaloj së urryeri babanë tim abuzues

Zgjimi im kulturor:  nga Deborah Linton Në një ditë tetori më të ngrohtë se zakonisht, në vitin 2023, arrita herët – përpara radhëve – në Southbank...

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë që të vijë. Me paga...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Dalin para gjykatës 14 doganierët e arrestuar në Qafë Botë! I kërkuan 150€ shqiptarit

Para hetuesit në Igumenicë u paraqitën që në mëngjesin e së dielës 14 doganierët e arrestuar në pikën kufitare të Mavromatis për marrje ryshfeti....

Lajme të tjera

Web TV