Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook” pasi Gjermania ka nisur kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian.
Meta shprehet mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë dhe Malit të Zi në krye të axhendës europiane.
“Kjo është një mundësi që nuk duhet humburr kurrësesi”- është shprehur Meta.
“Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta.Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane”-shkruan ndër të tjera Presidenti. /Ra.My. Fjala.al/