Basha: Nuk duhet humbur më kohë për të plotësuar 15 kushtet, kurrë nuk kemi patur kritere kaq të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas marrjes së Presidencës së BE-së nga Gjermania,Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook” duke uruar kancelaren gjermane Merkel.

Basha është shprehur se nuk duhet humbur kohë për plotësimin e 15 kritereve dhe se ky është drejtimi I duhur për të dalë nga kriza.

Sipas Bashes, kurrë nuk kemi patur kritere kaq të forta në rrugëtimin tonë! “Kjo sepse vendi nuk ka qenë kurrë në një krizë kaq të thellë e të gjithanshme. Ndaj vullneti politik për t’i zhbërë këto pengesa duhet të prevalojë mbi etjen dhe lakminë për gjithëpushtetshmëri”- thekson Basha, ne nje shenim ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook.

Mesazhi i Bashës

Marrja e kryesimit të Presidencës së BE ?? nga Gjermania ?? është një lajm i mirë për Shqipërinë ??. Dielli duket që kur lind, ndaj gjermanët kanë vendosur që në fillim të agjendës së tyre në krye të BE, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Nuk duhet humbur më kohë për të përmbushur 15 kriteret, drejtimi për të dalë nga kriza ku është futur Shqiperia është pikërisht aty. Reforma Zgjedhore dhe zbatimi i saj përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Ndëshkimi i personave të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimi i legjitimitetit të procesit të 30 qershorit 2019, Lufta kundër Korrupsionit, Krimit të Organizuar dhe Trafiqeve, Ligji i Medias që cënon lirinë e shprehjes, masat për uljen e numrit të azilkërkuesve, janë disa nga hapat që duhet të ndjekë vendi ynë për të mundësuar bashkimin me familjen europiane.

E di, kurrë nuk kemi patur kritere kaq të forta në rrugëtimin tonë! Kjo sepse vendi nuk ka qenë kurrë në një krizë kaq të thellë e të gjithanshme. Ndaj vullneti politik për t’i zhbërë këto pengesa duhet të prevalojë mbi etjen dhe lakminë për gjithëpushtetshmëri.

Lexo edhe :  GEN Z, si të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model ndryshe jetese e pune

E nesërmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk kanë pse të jenë peng i të sotmes, aq më tepër kur kemi vullnetin e miqve tanë për të na mundësuar tejkalimin sa më shpejt të kësaj faze të errët për vendin tonë.

Shqipëria do t’ia dalë! Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë ditë më të mira!

Urimet më të përzemërta Gjermanisë dhe kancelares Merkel në kryesimin e Bashkimit Europian, urime miqve dhe partnerëve të Shqipërisë në Bundestag dhe në të gjitha institucionet e tjera të Gjermanisë mike dhe të BE. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

“3 ditët më të zeza të jetës sime”/ Egli rrëfen periudhën e vështirë: Po vdes

gli dhe Valbona kanë folur ditën e sotme në lidhje me atakun e panikut, që të dyja kanë kaluar....

Meloni: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar!

Në një konferencë që ajo mbajti në fillim të këtij viti, u shpreh se Gjykata e Lartë e Kasacionit u shpreh pro qeverisë, duke...

Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën

Vetëm 3 ditë para se zyrtarisht të nisë regjistrimi i emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura...

Shpenzime luksi për Kuvendin, paga dhe shpërblime rekord për deputetët në 2024

Gjatë vitit të shkuar, për paga dhe shpërblime, 140 deputet shqiptarë kanë përfituar gati 5 milionë euro. Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në...

Lajme të tjera

Web TV