Dorëhiqet Kryetari i PD-së në Korçë/U “zhvesha” nga funksioni për të garuar si deputet

Kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen.

Mano ka bërë me dije se dha dorëheqjen pasi do të bëhet pjesë e garës për deputet, ndaj u zhvesh nga detyra e tij të cilën e mban prej vitesh.

Mano konfirmon se do të jetë pjesë e listës emërore për zgjedhjet e ardhshme prandaj ka dhënë dorëheqjen nga funksioni.

Ai ka hequr dorë nga mandati në respekt të parashikimit të udhëzimin të ri që drejtuesit lokal duhet “të zhvishen” nga funksionet e tyre nëse duan të përfshihen në garën për deputet.

Ndërsa kryesia e Partisë Demokratike brenda 5 ditëve do duhet të komandojë një kryetar deri në zhvillimin e kuvendit të ri të degës.

Ende nuk ka një informacion se kush do të zërë vendin e Andrea Manos dhe do të marrë kështu drejtimin e demokratëve për Korçën.

 

 

Bo.Ba/fjala.al