“Koha për rikthimin e shqiptarëve”, Meta ndan foton e 30 viteve më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kujtuar gjithashtu nëpërmjet një postimi në “Facebook” 2 korrikun e 30 viteve më parë.

Me një foto e cila ilustron saktificën dhe dëshirën e shqiptarëve për liri, në dyert e Ambasadës Gjermane, Meta shpreh mirënjohje për të gjithë ata që guxuan ti jepnin vendit një drejtim të ri.

“Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre” është shprehur Presidenti

Postimi i Metës

Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë.

30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane.

Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon.

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa.

Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre.    /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

“Me ty, me ty, Ilir Meta”- Monika Kryemadhi publikon videon dhe falenderon mbështetësit

Monika Kryemadhi ka publikuar një video, ku një fëmijë shfaqet duke shprehur mbështetjen për Ilir Metën. Kryemadhi shpreh mirënjohje...

“Linda Rama, mision për të ringjallur fuqinë e demokracisë”. Intervista e De Castro

Ekonomistja dhe aktivistja Linda Rama është shumë më tepër sesa bashkëshortja e Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Gazetari Màrio de Castro e takoi për revistën...

Lapaj i kthen përgjigje Ramës: Ke frikë, sepse ti e di se do kemi zgjedhje të parakohshme

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ‘shigjetuar’ kryeministrin Edi Rama duke thënë se ka zënë frika nga zgjedhjet e parakohshme. Në një...

Kaos në Stamboll gjatë marshimeve për Ditën e Punëtorëve, mbi 400 të arrestuar

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Stamboll gjatë tubimeve për Ditën e Punës, të cilat qeveria turke i ka të ndaluara. Siç raporton France 24,...

Skandali i rrjedhjes së bisedave private, Këshilltari i Sigurisë i Trump jep dorëheqjen

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, jep dorëheqjen nga roli i tij. Mediat raportojnë se zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do...

Lajme të tjera

Web TV