Pandemia/Situatë e rënduar në Maqedoninë e Veriut, 13 viktima dhe 173 raste të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë një situatë e rënduar prej pandemisë nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndetësore, bëhet me dije se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 13 viktima nga infeksioni i koronavirusit, shifër që e rrit në 319 numrin total të atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu janë identifikuar ditën e fundit edhe 173 raste të reja të identifikuar pozitivë me Covid.

Totali i të prekurve nga infeksioni në Maqedoni është rritur në 6225.

Statistikat e fundit tregojnë që brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 150 pacientë të rikuperuar pas infektimit me Covid-19, për një total prej 2748.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

 

 

Të fundit

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij...

Çfarë republike është Shqipëria sot

Nga Ben Blushi Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një...

Pogradec, ‘Benzi’ godet të moshuarën dhe një vajzë të vogël, po kalonin rrugën

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një...

Si u minua Nord Stream nga ish-agjenti i Kievit dhe një grup i vogël zhytësish

Një ish-kapiten i ushtrisë ukrainase dhe ish-anëtar i shërbimeve sekrete, i njohur si Sergeii K., është arrestuar në Itali për përfshirje në misionin e...

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por sot janë gjithnjë e më...

Lajme të tjera

Web TV