Shkelje të masave mbi virusin, ISHSH gjobit 2 pishina dhe pezullon 1 subjekt

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka konstatuar shkelje të masave anti-covid dhe ka gjobitur dy pishina ndërsa ka marrë vendimin për pezullimin e një aktiviteti.

ISHSH njofton se janë realizuar 1714 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1714 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .

Njoftimi i plotë

⭕Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1714 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .
?Janë vendosur:
?2 masa me gjobë në pishina të cilat janë gjetur në shkelje;
?1 vendim për pezullim të aktiviteti;
ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.
?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të ruani distancën nga njëri tjetri, mbani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distance dhe ruani higjienën personale;
▪️Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al