Vendimi/Pandemia mban mbyllur dyert e gjykatave, nuk lejohet publiku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka miratuar rihapjen e plotë të gjykatave në vend, ndërsa seancat gjyqësore publike do të vijojnë me të njëjtat masa duke u zhvilluar me dyer të mbyllura për publikun.

Ky vendim ka ardhur edhe pas situatës së ditëve të fundit në vendin tonë për shkak të shtimeve të rasteve të të infektuarve me koronavirus.

Pra në kushtet e gjendjes së epidemisë, shkaktuar nga Covid 19, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të zbatojë rregullat duke zhvilluar seancat gjyqësore me dyer të mbyllura, kufizimin e lejimit të publikut në mjediset e gjykatës dhe zbatimin e masave organizative dhe parandaluese për palët e subjektet.

Seancat për shpalljen e vendimeve përfundimtare do të jenë publike duke ftuar të marrin pjesë median dhe publikun e interesuar, gjithnjë duke respektuar rregullat parandaluese të marra nga institucioni për parandalimin e përhapjes së infeksionit ndaj Covid 19.

Njoftimi i plotë

Me Aktin Normativ nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së situatës së pandemisë, shkaktuar nga Covid 19”, bazuar në neni 3, shkronja ç, u vendos  zhvillimi me dyer të mbyllura të seancave gjyqësore publike.

Me Aktin Normativ, të KM nr. 21, datë 27.05.2020 “Për disa ndryshime në Aktin Normativ nr. 9, datë 25.03.2020 të KM, miratuar me ligjin nr. 30/2020, shkronjat a dhe ç sanksionojnë kufizimin e hyrjes së publikut në mjediset e gjykatës dhe zhvillimin me dyer të mbyllura të të gjitha seancave gjyqësore publike.

Në kushtet e gjendjes së epidemisë, shkaktuar nga Covid 19 dhe të qënies në fuqi të këtij Akti Normativ, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parëpër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të zbatojë rregullimet e sipër cituara duke zhvilluar seancat gjyqësore me dyer të mbyllura, kufizimin e lejimit të publikut në mjediset e gjykatës dhe zbatimin e masave organizative dhe parandaluese për palët e subjektet proceduralesipas Udhëzimin nr. 146 datë 27.04.2020 të KLGJ “Për përcaktimin e masave për kufizimin e përhapjes së COVID 19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë gjyqsore dhe administrative  në Gjykata “

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  në referim të nenit 146/2 të Kushtetutës, ku parashikohet:

Lexo edhe :  Paralajmëroi luftë në PD/Gjokutaj: Berisha e nxori nga koma PD-në, s’ka arsye të largohet

Vendimet Gjyqësore për shpalljen e vendimit përfundimtar të çështjeve penale të jenë publike “,seancat për shpalljen e vendimeve përfundimtare do të jenë publike duke ftuar të marrin pjesë median dhe publikun e interesuar, gjithnjë duke respektuar rregullat parandaluese të marra nga institucioni për parandalimin e përhapjes së infeksionit ndaj Covid 19.

Gazetarët do të njoftohen paraprakisht mbi seancat gjyqësore për të cilat do të shpallen vendime.

Gjithashtu, për t’u informuar mbi seancat për shpallje vendimi, mund të konsultoheni paraprakisht me informacion në faqen tonë zyrtare të internetit www.gjp.gov.al/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV