Nga Velipoja, kreu i PD, Lulzim Basha premtoi heqjen e taksës në Rrugën e Kombit. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë dhe pronarë të bizneseve Basha tha se duke ndihmuar biznesin e vogël i japin oksigjen ekonomisë shqiptare.
Kryedemokrati Basha u shpreh se biznesi i vogël do të paguajë vetëm një taksë 0.5% të xhiros që do t’i shkojë buxhetit vendor.
“Sot do të kem një takim me kryeministrin e Kosovës, një nga çështjet që do t’i parashtroj është që të heqim çdo pengesë dhe qytetarët e Kosovës ta kanë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë.
Taksa e Rrugës së Kombit dhe çmimi i naftës janë dy pengesa. Kur të vijmë në qeveri do të heqim taksën e rrugës së Kombit.
Nga 140 mln lekë të vjetra do jenë biznes i vogël. Biznesi i vogël do të ketë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros do të jetë taksa për biznesin e vogël që do ti shkojë buxhetit vendor.
Duke ndihmuar sipërmarrjen e vogël ne i kemi dhënë oksigjen pjesës më të madhe të ekonomisë”, tha Kreu i PD, Luzlim Basha./Bl.Ba/Fjala.al