Rëndohet gjendja e mjekut në Infektiv, prej ditësh në terapi intensive

Situata e të infektuarve në Shqipëri, ka qenë çdo çdo ditë në rritje. Covid-19 ka prekur dhe bluzat e bardha, teksa mësohet se një mjek nga Spitali i Pukës është shtuar në gjendje të rëndë tek infektivi.

Buirime për mediat bëjnë me dije se mjeku prej disa ditësh qëndron i shtruar në Spitalin Infektiv dhe sot gjendja e tij është rënduar.

Mjeku thuhet se është në trajtim intensiv ndërsa gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Dyshohet se mjeku është infektuar nga një infermiere e cila e ka takuar përpara se të merrte përgjigjen e tamponit.

 

 

Bo.Ba/fjala.al