Rikthehet Fernando Alonso në Formula 1, ja skuderia ku mund ta shohim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dy vitesh mungesë në Formula 1, rikthimi i Fernando Alonso duket një fakt tashmë. Sipas Cadena Ser, ai ka arritur një marrëveshje me ekipin Renault dhe pritet të bëhet zyrtar në ditët në vijim. Në këtë mënyrë, Alonso do të zërë pozicionin që Daniel Rikardo do të lërë të lirë nga sezoni i vitit 2021, kur ky i fundit do paketojë çantat për të shkuar në drejtim të ekipit të McLaren.

Sipas këtij informacioni, është pothuajse e sigurt që Fernando Alonso nuk do të jetë në gjendje të debutojë në garën e parë të Kupës së Botës 2020, e cila do të zhvillohet fundjavën e ardhshme në Austri, por është e mundur që ai ta bëjë këtë më vonë, edhe pse do të jetë e nevojshme të presim zyrtarizimin nga të dyja palët.

Kjo kthesë e ngjarjeve erdhi pas largimit të  Sebastian Vettel nga Ferrari. Ai largim hapi një karusel lëvizjesh në ekipe të ndryshme që përfundoi tashmë me nënshkrimin e Alonso nga Renault. Largimi i Carlos Sainz Junior te Ferrari, bëri që vendi te McLaren të plotësohet nga Daniel Rikiardo, i cili la një pozicion të lirë te Renault.

Javët e fundit është folur shumë për këtë rikthim të mundshëm, diçka që e dëshironte Alonso pas dy vitesh larg nga Formula 1. Ndërsa do mbushë 39 vjeç, Alonso kthehet në një ekip ku do të jetë e vështirë për të të fitojë, duke pasur parasysh mbizotërimin dërrmues që Mercedes ka ushtruar vitet e fundit.

Kohët e fundit, Abiteboul, shefi i Renault, pranoi se Alonso ishte një opsion që ata po e mendonin. Megjithatë, dje ai e hodhi poshtë atë. Kur u pyetën nëse Fernando ishte kandidati që ata donin për vitin 2021, ai tha një “jo” të ashpër.ka.ta/Fjala.al/

Lexo edhe :  Talenti shqiptar firmos me Feyenoord-in, gjiganti hollandez i beson për 3 vite

 

Të fundit

Popullsia e BE-së arrin rekord historik: mbi 450 mln njerëz

Emigracioni në Bashkimin Evropian e ka çuar popullsinë e bllokut në rekordin prej 450.4 milionë njerëz vitin e kaluar. Kështu...

Bill Gates ‘varfërohet’ me 51 miliardë dollarë pas një fjalie që tha!

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës së tij se do...

“Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinajn

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë vitesh ndërsa së bashku ndajnë...

Shkodër, gjendet i pajetë në makinë trupi i 50-vjeçarit

Trupi i një 50-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme (12 korrik) i pajetë brenda një mjeti, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Historike! Macron pranon më në fund një shtet të ri

Franca shpalli të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në bazë të së cilës territori i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin...

Lajme të tjera

Web TV