Virusi/ Rritet numri i të infektuarve në Itali

Italia shënon një rritje në numrin e rasteve të reja të infeksioneve me koronavirus.

Mediat italiane bëjnë me dije se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 223 raste të reja, nga 201 dje, duke e çuar numrin total të të prekurve në 241.184 persona.

Ndërsa numri i viktimave ka rënë, ku sot 15 persona humbën jetën, ndërsa dje 30, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 34.833.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit 384 persona dolën nga spitali, duke e çuar numrin e të shëruarve në gjithsej 191.467.

 

 

Bo.Ba/fjala.al