Lundrimi pa dokumente/Gjobë 50 mijë lekë, deri në bllokim mjeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjetet lundruese në sistemin e posaçëm elektronik të cilin do ta ketë gjykata, prokuroria dhe policia

Nga Ornela Bereti

Mjetet lundruese turistike do të regjistrohen në një regjistër elektronik të cilin do ta disponojë gjykata, prokuroria dhe policia. Në rast mosregjistrimi të mjetit, gjoba për pronarin e tij do të jetë nga 50 mijë lekë deri në bllokim për 90 ditë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpërndarë për konsultim ndryshimet në ligjin për regjistrimin e mjeteve lundruese me motor mbi 30 kf ose 40,8 kf, me tonazh nën 150 GT. Projektligji parashikon ngritjen e dy sistemeve të regjistrimit.

Sistemi i parë do të quhet “Regjistri Elektronik i Mjeteve Lundruese”, i cili do të ketë si funksion krijimin e një regjistri elektronik, ku do të regjistrohen të gjitha mjetet lundruese dhe në të cilin do të kenë akses institucionet ligjzbatuese, si gjykata, prokuroria, policia etj. Sistemi i dytë që do të ngrihet do të jetë “Sistemi i posaçëm elektronik për lëvizjen e mjeteve lundruese”. Ky sistem do të vendoset në kapiteneritë e porteve, të cilat, në zbatim të Kodit Detar të Republikës së Shqipërisë, do të monitorojnë lundrimin e të gjitha mjeteve lundruese në hapësirën detare dhe ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Sipas një vlerësimi paraprak të Ministrisë të Infrastrukturës, është parashikuar që kostoja ekonomike për ngritjen e këtyre dy sistemeve do të jetë afërsisht 35 milionë lekë, të cilat do të mbulohen nga buxheti i shtetit. Mjetet turistike dhe ato të kënaqësisë që nuk do të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara në ligj, do të dënohen me 20 mijë lekë gjobë. Pronarët e mjeteve lundruese do të gjobiten me 50 mijë lekë gjobë deri në bllokim të mjetit për 90 ditë, edhe për rastet e mospasjes apo refuzimit të paraqitjes së dokumenteve gjatë lundrimit.

Mungesa e regjistrimit, ndryshimi apo falsifikimi i karakteristikave të mjeteve lundruese, tejkalimi i numrit të personave që transportohen, përdorimi i mjetit lundrues për veprimtari të kundërligjshme do të ndëshkohen rëndë. Sanksione do të zbatohen edhe për pronarët që do të fshehin të dhënat e vendndodhjes së mjetit lundrues.

Lexo edhe :  Nga minimumi jetik 200 euro te paga mesatare 1200 euro, Berisha: Paratë janë....

Regjistrimi

Mjetet lundruese objekt i këtij ligji duhet të respektojnë rregullat e regjimit të lundrimit në det dhe në ujërat e brendshme, duke përfshirë dhe normat që lidhen me pajisjet e shpëtimit, me sinjalet ndriçuese për lundrimin natën, me pajisjen me radiondërlidhje, të sintonizuar në frekuencat e ndihmës detare, si dhe me sistemin për lokalizim gjeografik, GPS, sipas certifikatës së sigurisë së mjetit.

Ndërkohë mjetet lundruese, objekti i këtij ligji, në çdo rast duhet të kenë në bord dhe të paraqesin me kërkesën e autoriteteve përgjegjëse dokumentacionin e mëposhtëm: dokument identifikimi të personit/personave, drejtuesit dhe personave në bord; certifikatën e sigurisë së mjetit lundrues; dëshmia e aftësisë së lundrimit për mjetin e vogël lundrues/dëshmi pronësie/dëshmi flamuri; dëshmi aftësie drejtimi për mjetin e vogël lundrues; policën e sigurimit për dëmet ndaj të tretëve.

Hyrje-daljet

Njoftimi për hyrjen dhe daljen apo lëvizjen në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë bëhet në sistemin posaçëm elektronik të lëvizjes së mjeteve lundruese. Njoftimi për lëvizje duhet të përfshijë: emrin e mjetit, numrin e regjistrimit; emrin e pronarit/drejtuesit të mjetit; orën e përafërt e nisjes/mbërritjes; destinacionin; numrin dhe gjeneralitetet e personave në bord.

Regjistri Elektronik i Mjeteve Lundruese

Drejtoria e Përgjithshme Detare krijon, mirëmban dhe përditëson Regjistrin Elektronik të Mjeteve Lundruese. Në këtë sistem do të kenë të drejta aksesi organet shtetërore të njohura me ligj, si: gjykata, prokuroria, policia e shtetit; roja bregdetare etj. Regjistri Elektronik i Mjeteve Lundruese do të vendoset në funksion brenda 1 viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Deri në vënien në operim të Regjistrit Elektronik shkëmbimi i informacionit me institucionet ligjore do të kryhet me kërkesën me shkrim drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme Detare nga institucioni i interesuar. Rregullorja për funksionimin e Regjistrit Elektronik do të miratohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për transportin dhe ministrisë përgjegjëse për policinë e shtetit, pas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Foshnjat e lindura në 2025 do t’i përkasin “Gjeneratës Beta”

Gjenerata Beta, grupi pas Gjeneratës Alfa (2010-2024), do të përfshijë të lindurit midis 2025 dhe 2039, sipas “New York...

Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe as shtetit

Shqiptarët gjithnjë me shumë po bëhen dyshues në marrëdhëniet me të tjerët. 89 për qind e tyre nuk i besojnë njëri -tjetrit dhe tregohen...

Rrjetet sociale, kalbja e trurit dhe vdekja e ngadaltë e leximit

Dikur, puna ime si kritike librash ngjallte zili në festa, ku njerëzit fantazonin për një jetë të kaluar duke lexuar. Sot, ajo më shpesh...

Në pritje të 2025/ Google ndryshon logon, ja simbolika e këtij viti

Duke shënuar fundin e vitit 2024, Google ka publikuar një Doodle festive të Vitit të Ri. Dizajni përmban fjalën “Google” me shkronja të theksuara...

“Mund të largoni fatin e mirë!” Ja gjërat që NUK duhen bërë në natën e Vitit të Ri

 Veç elementeve që sjellin fat të mirë për të cilat duhe të kujdesemi që t'i kemi prezente në natën e ndërrimit të viteve, ka...

Lajme të tjera

Web TV