Manastirliu apel qytetarëve: Virusi s’bën dallim moshe, ka të rinj që po trajtohen te Infektivi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë sërish apel qytetarëve për respektim të masave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Përmes një video në rrjetin social ‘Facebook’, krahas saj ajo shkruan se në spitalin Infektiv janë duke u kuruar shumë qytetarë, mes tyre ka dhe shumë të rinj të cilët kanë shfaqur simptoma të rënda të koronavirusit.

Ajo u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen vigjilentë, veçanërisht të rinjve që të cilët konsiderohen si më pak të prekur, nuk i respektojnë masat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, por mund të infektojnë familjarët  që janë në moshë më madhore.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/989717958150921

“Sot në spitalin Infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe. Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz! Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e koronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”, shkruan Manastirliu./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Prapaskena: Lookman kishte kërkuar të mos shitej tek asnjë ekip italian?

Luca Percassi, administratori i deleguar i Atalantës, ka folur gjatë prezantimit të Marco Sportiellos, duke sqaruar çështjen e Ademola...

Nëna fsheh vajzën 2-vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Një nënë akuzohet se e ka mbajtur vajzën e saj dyvjeçare të fshehur në një valixhe, brenda bagazhit të një autobusi në Zelandën e...

Lojtari shqiptar që do Milani kushton 41 mln euro! A do e blejë Tare?

Club Brugge ka vendosur çmimin për mesfushorin Jashari, të cilin Milani po përpiqet ta vendosë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit prej javësh. Belgët, për...

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një raporti nga Insider UA. Këto avionë...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Lajme të tjera

Web TV