Në Kroaci po mbahen zgjedhjet parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kroaci të dielën po mbahen zgjedhje parlamentare në kohën e pandemisë së koronavirusit, teksa sondazhet sugjerojnë se dy partitë kryesore, janë në garë të ngushtë për fitore.

Partia e kryeministrit Andrej Plenkoviq, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), po shpreson që votuesit do të zgjedhin vazhdimësinë drejtë Bashkimit Evropian dhe që të dalin nga recensioni i shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Rivali kryesor i HDZ është aleanca “Rinisja”, e udhëhequr nga Davor Bernardiq, nga Partia Social Demokratike.

Sondazhet tregojnë se dy partitë do të fitojnë më pak se çerekun e votave, që do të thotë se fituesi i zgjedhjeve duhet të krijojë koalicion, që të arrijë numrin prej 76 ulëseve në parlamentin prej 151 anëtarësh.

Si Plenkoviq ashtu edhe Bernardiq janë shprehur kundër krijimit të një “koalicioni të gjerë”, por analistët thonë se ky mund të jetë opsioni më i mirë, që do të garantonte stabilitet në qeveri, e cila do të udhëheqë në kohë të vështirë.

Në vend të tretë pritet të dalë partia populiste e këngëtarit Miroslav Skoro, me rreth 11 për qind.

Zgjedhjet në Kroaci po mbahen në kohën e pandemisë së koronavirusit. Ky vend deri më tani ka regjistruar rreth 100 të vdekur dhe mbi 2,800 të infektuar. Në dy javët e fundit, ka pasur rritje graduale të numrit të infektimeve të reja./rel

Të fundit

Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Të paktën 93 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i...

Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në...

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU, orët e para...

Lajme të tjera

Web TV