PD/Spahia-Manastirliut: Në spitalin e Shkodrës s’ka tamponë, situata jashtë kontrollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike denoncon se në qytetin e Shkodërës ka mungesë tamponësh. Bardh Spahia, ish-deputet i PD në këtë qark, me anë të një postimi në rrjetin social shkruan se një pacient me klinikë COVID, ka kërkuar të testohet në këtë spital, por i është thënë se nuk ka tamponë. Më tej, ai thotë se e njëjta situatë është edhe me të gjithë pacientët që kërkojnë testim në numrin e urgjencës 127.

Denoncimin i plotë

Sipas një denoncimi që vjen nga Spitali i Shkodrës, një pacient me shenja klinike kërkon të testohet, por i thuhet se nuk ka tamponë!!! Raste të ngjashme janë denoncuar edhe nga ata që kontaktojnë numrin e urgjencës dhe u mohohet testimi edhe pse me shenja të qarta klinike, e të mendosh që Italia fqinje bën 50 mijë teste në ditë. Vetëm në Shqipëri testet janë instrumenti më pak i përdorur, edhe pse kemi një situatë të dalë jashtë kontrollit tashmë, si në qendrat spitalore ashtu edhe në institucionet publike.

Eshtë jetike për të gjithë që të shtohet kujdesi! Ama shteti duhet të bëjë detyrën e tij, të kryejë sa më shumë testime, e sidomos t’u përgjigjet personelit shëndetësor e qytetarëve, që kanë nevojë për tamponë!  Nuk kontrollohet situata me shfaqje prej polici nëpër biznese, zonja ministre e shëndetësisë!!! Atë punë e bëjnë fare mirë strukturat e ngarkuara me ligj e vartësit tuaj!

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV