Veliaj i dorëzon mjekut me origjinë shqiptare Panajot Koliomihali ‘Kullën e Sahatit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim humanistin arvanitas Dr. Panajot Koliomihali. Në këtë 100-vjetor të Tiranës, Kryebashkiaku i dorëzoi mjekut Koliomihali “Kullën e Sahatit”, si një shenjë miqësie, mirënjohje dhe falenderimi për kontributin që, jo vetëm si arvanitas i mirë, por edhe si doktor me zemër të madhe, ka ndihmuar pafundësisht shqiptarët, sidomos në vitet e tranzicionit.

“Më vjen mirë që si ish-deputet i Lunxherisë dhe sot si kryetar i Bashkisë së Tiranës, t’ju jap “Kullën e Sahatit” për të kujtuar që është gjithmonë ora e duhur për të bërë gjënë e drejtë. Ashtu siç ju keni bërë gjënë e drejtë, jo vetëm si thirrje e gjakut tuaj shqiptar dhe arvanitas, por edhe si njeri humanitar. Ju jemi mirënjohës dhe më vjen mirë që me rastin e 100-vjetorit të Tiranës kujtojmë ata miq, ata patriotë, ata vëllezër që, pavarësisht në cilën anë të kufirit janë, zemra iu rreh për vendin e tyre dhe kanë treguar që koha është vetëm një nocion që kalon.

Por, në fakt kohën e përcaktojmë vetë. Në të njëjtën kohë, mund të bëjmë punë të mbara, mund të shërojmë njerëz, mund të lidhim marrëdhënie bashkëpunimi, mund të fuqizojmë njëri-tjetrin, ose mund ta harxhojmë kohën kot. Në Tiranë kohën e kemi shumë të çmuar dhe kjo është arsyeja pse këtë 100 vjetor duam të vlerësojmë ata miq që kanë bërë maksimumin kur janë hapur kufijtë për të ndihmuar sa më shumë njerëz. Shumë faleminderit, e vlerësoj shumë”, u shpreh Veliaj.

Mjeku i njohur me origjinë shqiptare falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vlerësimin dhe mikpritjen.

“Kam thënë gjithmonë se nga Shqipëria marr më shumë sesa dhashë. Theksojmë se jeni i ri, me horizont të gjerë dhe kjo është gjëja më e mirë. Edhe ju jeni një njeri ri me ëndrra, me mundësinë dhe dinamizmin që t’i realizoni ato. Është një garanci për këtë vend që të ketë të tillë njerëz”, theksoi Dr. Koliomihali.

Lexo edhe :  Frrok Çupi: Berisha po udhëton nëpër Europë për të fshehur pasurinë

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për krijimin e shtetit Bektashi në...

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip,...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

Lajme të tjera

Web TV